Numri i grave në sipërmarrje është rritur ndjeshëm gjatë 7 viteve të fundit, krahasuar me periudhën e qeverisur nga demokratët.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ndau sot disa shifra konkrete nga regjistrat e QKB-së, që dëshmojnë rritjen e numrit të sipërmarrjeve të drejtuar nga gratë, gjatë 7 viteve të fundit.
Sipas Denaj, në periudhën 2006-2013 rezultojnë 28 mijë biznese të drejtuara nga gratë.
Ndërkohë, në vitet 2014-2021 rezultojnë 47 mijë biznese të regjistruara në QKB me sipërmarrëse gra, si persona fizikë ose administrator të subjekteve juridike.