Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte 49-53 % të votave e përkthyer në 6-8 mandate, ndërsa koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 5-7 mandate. Edhe LSI do të arrinte të merrte nga 0 deri në 2 mandate, aty ku kandidon edhe Monika Kryemadhi e para në listën e LSI-së për Elbasanin. Ajo që vihet re është se krahasuar me zgjedhjet e 2017, PS dhe PD kanë rritje të votave dhe rrjedhimisht të mandateve, ndërsa LSI tkurrje.