Eliminimi i parakohshëm i Juventusit nga Champions-i, në 1/8 finale kundër Portos, hapi debatin për të ardhmen e ekipit bardhezi, duke përfshirë atë të Cristiano Ronaldos. Pozicionet e tifozëve janë nga më të ndryshmet, ndërsa në Spanjë zërat për një kthim të mundshëm te Real Madridi janë bërë evident. Temë së cilës “Marca” i kushton sot faqen e parë.
Portugezi ka ende një vit në kontratën e tij me Juventusin, teksa thashethemet për një lamtumirë të parakohshme ose një kthim në Madrid nuk janë konfirmuar. Në Spanjë, megjithatë, kanë filoluar të “vihen baste” për kthimin atje. “As” ka nënvizuar dëshirën e Ronaldos për t’u kthyer dhe veshur përsëri me “Camiseta Blanca” (fanellën e bardhë). Siç u përmend më lart, për momentin nuk duket se ka ndonjë fakt konkret që mund të sugjerojë shitjen e portugezit një vit para përfundimit të kontratës në fuqi.
CR7 dhe Juventusi do të jenë në skenë të dielën, nga ora 18:00, kundër Cagliari, në përpjekje për të shpaguar veten, përpara se të presin Beneventon, para pushimit, kur do t’ia lënë “stafetën” ekipeve kombëtare me kualifikueset e Botërorit 2022.