Sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, një fushatë e pazakontë e diktuar nga masat antiCOVID për shkak të pandemisë. I pari që do të çeli zyrtarisht fushatën është Partia Demokratike me aleatët e saj në koalicionin e formuar PD-Aleanca për Ndryshim. Edhe pse në kohë pandemie PD ka zgjedhur ta nisë fushatën me një aktivitet të organizuar në sheshin ‘Nënë Tereza’ ku ka grumbulluar qindra militantë demokratë. Fillimisht demokratët kanë ardhur në shesh me automjete pastaj kanë dalë prej tyre duke mos respektuar asnjë nga masat antiCovid qoft për distancimin fizik ashtu edhe për maskat.
Partia Demokratike , aleatët dhe Lulzim Basha i cili po kërkon besimin e qytetarëve për tu bërë Kryeministër duket se po ‘i merr në qafë’ ata në një kohë që dhjetra qytetarë po humbasin jetën për shkak të COVID 19. A do e besonit ju Lulzim Bashën për Kryeministër?
Nga ana tjetër mësohet se çelja e Partisë Socialiste do të zhvillohet në ‘sheshin Skënderbej’ me praninë e vetëm 140 kandidatëve të saj.