Përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj tha gjatë një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, deklaroi se vaksina kineze është certifikuar nga enti rregullator vendas. “Entet rregullatore në Kinë dhe Rusi janë shumë strikte. Edhe Hungaria, që është vend i Bashkimit Evropian, ka marrë vaksinë kineze.
Edhe pse nuk është përdorur masivisht në BE dhe SHBA, vaksina kineze është përdorur shumë në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe vende si Tajlanda e shumë vende aziatike e kanë aplikuar. Jo çdo vaksinë ka certifikimin e EMA-s dhe FDA-së dhe certifikimi është në dëshirën e prodhuesit”, shpjegoi Nelaj.
Ajo u shpreh: “Ne nuk mund të pretendojmë luksin që ka Bashkimi Evropian, pasi ata grupohen dhe kanë mënyra të tjera të sigurimit të vaksinave Pfizer dhe Moderna”.
“Për ne është i rëndësishëm fakti që do të marrim AstraZeneca nga Covax, por mund të sjellë edhe Pfizer. Popullsia duhet të vaksinohet në masë dhe nuk mund të humbim duke pritur”, shtoi Nelaj.