Rama ka reaguar në Facebook në lidhje me vaksinimit masiv që ka nisur tashmë prej 3 muajsh dhe fushatën elektorale të Bashës, e cila zhvillohet duke mos respektuar rregullat antiCovid e duke rrezikuar jetët e njerëzve.

“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman… *Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë. Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë“, shkruan Rama në facebook.

DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din…

Posted by Edi Rama on E martë, 30 Mars 2021