Ministrat e Jashtëm të 9 vendeve të Bashkimit Evropian i janë drejtuar me një letër Josep Borrell. Ata shprehin shqetësimin e tyre se aktorë të tjerë po i qasen Ballkanit Perëndimor teksa besueshmëria tek BE është minuar.

Bëhet fjalë për kryediplomatët e Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Gjermanisë, Greqisë, Rumanisë, Sllovenisë, Irlandës dhe Sllovakisë. Përmes letrës që JavaNews boton më poshtë, ministrat theksojnë se BE duhet t’i kushtojë rëndësi rajonit jo vetëm përmes zgjerimit, por edhe për politikën e jashtme.

Letra mban datën 5 Mars: I dashur Josep, Në vijim të takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel më 22 shkurt 2021 ne duam të bëjmë një propozim për të pasur një diskutim strategjik mbi Balkanin Perëndimor në axhendën e një prej takimeve tona të radhës.

Ne besojmë se është koha për të hedhur një vështrim strategjik mbi Balkanin Perëndimor. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga diskutimi ynë i fundit në gusht 2019. Ka pasur dinamikë në zhvillimet e brendshme politike në vendet e rajonit. Për më tepër pandemia ka përkeqësuar tendencat tashmë ekzistuese, përfshirë implikimet gjeopolitike. Aktorë të tjerë janë të gatshëm të ndërhyjnë në çështjet rajonale… Teksa BE ka mobilizuar shumë mbështetje për rajonin, aktorë të tjerë ishin më efektivë në paraditjen e mbështetjes së tyre dhe në këtë mënyre duke minuar besueshmërinë dhe perceptimin e solidaritetit tonë.

Si Bashkim Evropian, ne duhet t’i qasemi rajonit jo vetëm përmes zgjerimit, por edhe përmes optikës së politikës së jashtme. Ne duhet të diskutojmë se si të përgjigjemi për zhvillimet e brendshme në terren dhe për angazhimin më aktiv të aktorëve të tretë.

Për më tepër, Shtetet e Bashkua po përgatiten të ribashkohen me rajonin. Duke punuar krah për krah me ta si partneri ynë kryesor, kërkohet nga ne që të kemi një qëndrim të përbashkët. Diskutimi ynë politik mbi Ballkanin Perëndimor duket se është vonuar dhe prandaj duhet të bëhemi pjesë e takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme në Prill.

Firmëtarët: Alexander Schallenberg / Austri; Tomas Petricek / Çeki; Nikos Dendias / Greqi; Bogdan Aurescu / Rumani; Gordan Grlic Radman / Kroaci; Heiko Maas / Gjermani; Simon Coveney / Irlandw; Ivan Korcok / Slovaki; Anze Logar / Slloveni.