Moderatorja Xhensila Pere dhe këngëtarja Xheisara janë përfshirë së fundmi në një sherr virtual, që ka rrëmbyer jo pak vëmendjen e ndjekësve. Xhensila Pere ishte e ftuar së fundmi në ‘EXPLUS’, ku ndër të tjera iu kërkua të thoshte emrin e personazhit publik më zhgënjyes për të.
“Më ka zhgënjyer Xheisara. Nuk më pëlqen që bëhet shkak për ndarje çiftesh”, u shpreh Xhensila, duke u bazuar, me sa duket, në thashethemet e qarkulluara një vit më parë, ku ajo u akuzua se kishte ngacmuar aktorin Romeo Veshaj, në kohën kur ishte i lidhur me këngëtaren Jonida Maliqi.
Por, duket se Xheisarës nuk i ka kaluar pa vëmendje ky koment i Xhensilës dhe ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i kthyer përgjigje asaj, duke shkruar në “InstaStory”.
“E di që të gjithë jeni të habitur më përgjigjen e Xhensilës tek ‘EXPULS’. Askush, nisur dhe nga unë, nuk e priste që mikja ime prej shumë vitesh të tregohej kaq e sinqertë në atë lloj forme. E dashur Xhensila! Bën mirë të heqësh dorë nga të qenurit ‘Nënë Tereza’ dhe merakosu për burrin tënd dhe lëri burrat e botës, se e gjejnë direkt ngushëllimin!”
Kjo nuk është hera e parë që ish-lojtarja e njohur e “Big Brother“ flet hapur për këngëtaren, Xheisara, të cilën e ka pasur shoqe të ngushtë.
Pak muaj më parë në një intervistë në “Ftesë në 5”, Xhensila tha se këngëtarja tërhiqet nga meshkujt me makina të bukura. Në emisionin ku ishin të dyja të ftuara në studio, vajzat treguan më shumë rreth miqësisë së tyre, si dhe zbuluan disa detaje të reja në lidhje me to. Në sfidën e vendosur nga Bieta, Xhensila i nxori të palarat shoqes së ngushtë.
Xhensila tha se këngëtarja tërhiqet nga meshkujt me makina të bukura, ndërsa nuk vonoi Xheisara duke shpjeguar arsyen. Ajo tha se një ditë ishte në një bar me Xhensilën dhe po flisnin për makina të bukura, pranë tyre qëndronte ulur një djalë i pashëm.
Në momentin që këto dalin nga lokali, djali kishte një makinë luksoze dhe përshëndet me dorë këngëtaren, e cila siç e konfirmoi edhe vetë, e përshëndeti pa ndonjë shkak.
“Ajo është shoqja ime e ngushtë dhe ne kemi shumë situata bashkë. ‘Gold tiger’ janë këto gocat që i provojnë në Amerikë çunat me makina të bukura. Edhe unë një ditë bëra gjatë gjithë kohës muhabet për këto gocat dhe ngjitur kishim një djalë që ishte goxha king dhe unë që gjatë gjithë kohës s’po ia fishkëlleja fare. Kur dolëm jashtë, ky ishte me një makinë të bukur dhe më ngriti dorën, ne ishim bashkë dhe unë për momentin, pa vetëdije, ngrita dorën. Prandaj thotë ajo që unë vërej makinat!”, u shpreh Xheisara.
Përsa i përket deklaratës së Xhensilës se Xheisara ndan çifte nisur nga historia e Jonida Maliqit me Romeon, historia nisi kështu. Para dy vitesh një nga konkurrentet e ‘Kënga Magjike’ ishte edhe këngëtarja Xheisara, e cila atë vit merrte pjesë me këngën ‘Si me t’lon’.
Por ajo nuk arriti të shkonte në finale dhe për këtë fajësonte Jonida Maliqin. E ftuar në ”Thumb On”, Xheisara tha se nuk e priste që Jonida të mos e vlerësonte. “Nuk e prisja nga Jonida Maliqi se ajo më ka mbështetur në ‘The voice’.”
Këngëtarja gjithashtu tregoi se kishte marrë mbështetje dhe mesazhe pozitive, ndërsa të tjerë që nuk e kishin kuptuar reagimin e Jonidës, e kishin pyetur se mos ajo ia kishte ngacmuar Romeon.
“Më thoshin disa ‘Mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës?’, por unë s’kam kohë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto”, u shpreh Xheisara.
Ajo gjithashtu tha se i kishte shkruar një mesazh Jonidës, duke i thënë se shpresonte të mos i ngelte në memorie, por nuk kishte marrë përgjigje.
“Unë nuk jam tip lëpirës. Mbase ata të tjerët kanë bërë lajka që kanë marrë vota. Unë këndoj pranë Aurela Gaçes dhe kam gjithë botën. Aurela Gaçes i përulem. Nëse do të ishte Aurela që do të më jepte këtë vlerësim, nuk do të mërzitesha. Aurela më mori në telefon dhe më tregoi disa gjëra që më sherbyen. ‘Bravo të qoftë’ tha. Vazhdoj ta them: nuk kam asgjë me Jonidën, por vetëm nga fakti që m’u kundërvu. Nuk e prisja, se ajo ka folur me superlativa për mua”, shtoi këngëtarja.
Por më vonë ndarja e parë e Jonidës nga Romeo iu faturua Xheisarës, për të cilën u fol se me të vërtetë kishte pasur një “flirt” me Romeon, por që më pas u mohua nga të dyja palët.