Sali Berisha shkruan se Edi Rama ka vrarë 35 emra elitarë, drejtues me karierë të madhe politike me listat që paraqiti një ditë më parë, për garën e 25 prillit. Por ka një problem thelbësor që shtrohet. Po këta që “vret” Lulzim Basha si dhe pse i ka “v ra rë”? Me pak kujtesë, Basha “vr au” elitën e PD dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të vetë Berishës në 2017, pas marrveshjes me Ramën.

Lista e zgjedhjeve të kaluara e tregoi veten edhe me djegien e mandateve apo ata që u futën në parlament duke thyer vendimin politik të Bashës. Listë palaçosh dalë nga dora e Lulit. Dje v r au sërish shumë nga emrat që i kishte bashkëpunëtorë emrat disa po renditim më poshtë. Por pyetja që përsëritet e përsëritet: Përse Lulzim Basha “v rau” elitën e PD dhe bashkëpunëtorët e tij më shumë se njëherë? Të parën për karigen e tij, kunatin, vjehrin etj etj, po këta të dytët pse i vrau?

Lista është shumë e gjatë po sjellim disa vëtëm për kujtesë. Jozefina Topalli Majlinda Bregu Arben Imami Ridvan Bode Keltis Kruja Astrit Patozi Myqerem Tafaj Mesila Doda (e përjashtoi Luli, vjen si çame) Fatbardh Kadilli Endri Hasa Leonard Olli Gert Bogdani Florion Mima Edvin Kulluri Edit Harxhi Genc Pollo Gjergji Papa Eleina Qirici Ledina Aliolli Ardian Kollozi ………./cna.al