Televizioni Syri.net, i cili njihet gjerësisht si i financuar nga Familja Berisha dhe Meta, ka nisur një fushatë skandaloze dezinformimi sa i përket vaksinimit masiv. Ky televizion ka marrë pamje nga sheshi Skënderbej në orën 16 kur lëvizjet janë shumë të pakta pasi të moshuarit zgjedhin paraditën për tu vaksinuar dhe i ka transmetuar sikur shqiptarët po refuzojnë të bëjnë vaksinën kur në fakt e vërteta është krejt ndryshe.
Fakti është që të moshuarit janë mbi 20 mijë në ditë që marrin vaksinën dhe procesi po shkon tërësisht në rregull. Pikërisht ky fakt, ka shqetësuar PD dhe LSI, të cilët e kanë inatin me shqiptarët që pranojnë të vaksinohen dhe jo të vdesin nëpër mitingjet e Bashës për shembull.

Eshtë e qartë se, dëshpërimi i familjeve Berisha-Meta, po shpërfaqet në mediat e tyre, ku spikat mbi të gjitha, portali që dikur shpalli se do të binte tërmet në orën 23.30, duke tromaksur dhe nxjerrë në rrugë njerëzit, e duke i detyruar që prej tmerrit të flejnë rrugëve.
Eshtë i njëjti portal, që për të dekurajuar qytetarët të cilët po shkojnë të vaksinohen në shifra rekord, prodhon në makinerinë e gënjeshtrës së familjeve Berisha e Meta, lajme sikur vaksinimi është ndërprerë.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije që vaksinimi nuk është ndërprerë, dhe se në çdo orë që të vijnë, qytetarët e moshës mbi 70 vjeç do të gjejnë të gatshëm mjekët dhe infermierët në çadrat e ngritura në sheshin Skënderbej. Më poshtë fotografitë e shkrepura pas orës 17.00, që tregojnë se vaksinimi vazhdon normalisht.