Një robot që ngjan si qen, i cili mban emrin Dr. Spot, mund të ndihmojë në trajtimin e pacienteve të infektuar me koronavirus që janë të futur në izolim.

Dr. Spot është i dizajnuar në mënyrë të tille për të ndihmuar në ekzaminime me anë të një video-kamera që ka në trup. Pajisja është e lidhur me një mjek, i cili mund të vizitojë pacientët, raporton, Neë York Post.

“Në fillim të pandemisë ne donim të ndihmonim në mbrojtjen e fuqisë punëtore të kujdesit shëndetësor nga virusi duke kufizuar ekspozimin e tyre ndaj pacientëve potencialisht të infektuar me COVID”, tha Giovanni Traverso, asistent profesor i inxhinierisë mekanike në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts.

“Kemi menduar nëse mund ta bëjmë duke përfshirë sisteme robotike në mjediset e kujdesit shëndetësor dhe nëse pacientët do të jenë të gatshëm të angazhohen me robotë gjatë vlerësimeve të tyre.”

Në një studim të ri të botuar këtë muaj, Traverso dhe kolegët Peter Chai dhe Henëei Huang shkruajnë se si pacientët reaguan ndaj kujdesit mjekësor nga robotët. “Njerëzit janë shumë pozitivë dhe po pranojnë sisteme robotike në mjediset e kujdesit shëndetësor, veçanërisht gjatë pandemisë,” tha Traverso.