Nga Adriatik Doçi

Në faqet e fundit të librit me titull “Misioni im’, Lulzim Basha shfrenon fantazinë, duke e vizatuar veten si një hero i çlirimit, pavarësisë dhe njohjes së Kosovës, i luftës kundër Millosheviçit dhe dokumentimit të akuzave ndaj tij. Në një kohë kur Basha akuzohet nga dëshmitarë për zhdukje të provave të masakrës së trupave të Millosheviçit në Krushë të Kosovës, ndërsa vijon të mjegullojë me heshtje rolin e tij në UNMIK dhe në dosjen për krime të pretenduara të krerëve të UÇK, Basha e portretizon veten në libër gati-gati si ‘babai’ i pavarësisë së Kosovës dhe i njohjes së saj.

Basha flet edhe për rolin e tij në bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, përmes Rrugës së Kombit, ndërsa kundërshtarin politik e portretizon si simbol të ndarjes. Ndërsa nga njëra anë Basha thotë se ka luftuar regjimin komunist që 15 vjeç dhe se ndiqej nga Sigurimi i Shtetit si rrezik për komunizmin, nga ana tjetër thotë se ka nisur të punojë për Kosovën që kur ishte student në Holandë, ku sipas tij, kishte takime të shpeshta me Ibrahim Rugovën. Basha ka deklaruar më parë në Holandë, pas mësimit, punonte në ‘Call Center’. Me sa duket, pas punës në ‘Call Center’, Basha takohej me Rugovën për çështjen e kombëtare!

Në librin e tij, Lulzim Basha nuk sqaron sërish se si u bë pjesë e UNMIK së bashku me kunatin, Argitën dhe Jamarbrin, grupi që vepron nën ombrellën e Sali Berishës, i vetëshpallur armiku më i madh i UÇK-së pas Millosheviçit. Por, Basha thotë se ishte me fat që u bë pjesë e UNMIK në Kosovë, mision për të cilin pohon se ka realizuar amanetin e gjyshërve të tij.

Rrëfimi i Bashës për rolin e tij në raport me Kosovën

“…Kosovën e kam shkelur në çastin më të parë që kam mundur, me skuadrat e OKB-së në verën e vitit 1999, ku mes karvanëve të para ushtarake të NATO-s që hynë në Kosovë, udhëtoja në makinat e bardha të OKB-së. Ishte një ëndërr për mua. Sepse po e shkelja për herë të parë një tokë për të cilën më kishin folur me aq dashuri familjarët e mi, për të cilën vetëm kisha krijuar ide në imagjinatën time, të cilën e kisha ëndërruar aq shumë dhe të cilën isha përpjekur edhe unë ta ndihmoja sadopak.

Kam qenë me fat që edhe kur kam qenë në Holandë, si pjesë e komunitetit shqiptar aty, jam takuar disa herë me liderin historik të Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova dhe me përfaqësuesit e tjerë të Qeverisë në azil të Kosovës.

Po ashtu jam me fat që për pesë vite shërbe va fillimisht në ekipin e Tribunalit për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, që dokumentoi dhe ngriti akt-akuzën kundër Sllobodan Miloshevicit, dhe më pas në Kosovë, në kuadrin e administratës së UNMIK-ut. Çdo ditë aty, unë kam ndier një shpagim: realizimin e një amaneti të gjyshërve të mi për të kontribuar me mish e me shpirt për ëndrrën e Kosovës së lirë e të pavarur.

Nga rrëfimet e gjyshes dhe bisedat familjare, Kosova ishte për mua një vend ideal, shumë afër dhe njëkohësisht shumë larg, me male të larta dhe me kulla kreshnikësh, të cilët ki shin ndërtuar jo vetëm imagjinatën por edhe identitetin tim. Një rol të rëndësishëm për mua kanë luajtur librate letërsisë sonë patriotike të shkrimtarit Sulejman Krasniqi, burri i tezes sime.

Tituj si “Mic Sokoli, “Pushka top Bajram Curri”, “Qiell i përflakur” apo “Dardanët”, janë librat që i kam lexuar sa e sa herë, duke përjetuar përmes tyre Kosovën si një pjesë timen. Ndaj, kur shkela për herë të parë në Kosovë, për mua nuk ki shte ngazëllim më të madh se sa të shihja të realizuar imagjinatën time, duke patur mundësinë edhe të kontribuoja sadopak të mundesha në rolin tim në epokën e re të saj

Si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Transporteve, puna ime për ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, ishte kurorëzim i lidhjes sime me Kosovën, té cilën nuk e dinte askush.

Kur kemi inauguruar Rrugën e Kombit me ish-kryeministrin Berisha, unë mezi mbaja lotët: në ato çaste, teksa prisnim të binte barriera e fundit që na ndante me Kosovën, me kane ardhur në mend gjyshërit e mi, të cilët ndërruan jetë pa pasur më kurrë mundësi ta shikonin tokën e tyre, m’u kujtuan dëbimet masive të shqiptarëve, m’u kujtuan sakrificat e sa e sa patriotëve që luftuan për liri, presidenti Rugova, Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Të gjitha këto vetëm në një fraksion sekonde.

Ka qenë nderi më i madh i jetës sime politike deri atëherë, që falë mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë, sidomos Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të isha pjesëmarrës në pavarësimin e Kosovës, të përjetoja në radhën e parë se si po realizohej një ëndërr, jo vetëm e familjes sime, por e gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.

Por, ky mision për mua nuk ka përfunduar. Sot, kur kemi dy shtete shqiptare, kemi përpara një detyre të re. Kryeministri i Shqipërisë duhet ta ketë gjithmonë qëllim madhor të detyrës së tij marrëdhëniet me Kosovën. Nuk mund të ketë politikë të jashtme për Kryeministrin e Shqipërisë, pa patur në fokus Kosovën dhe sfidat e saj në arenën ndërkombëtare. Kjo kërkon përpjekje maksimale dhe serioze për të patur sukses, jashtë simbolikave demode jashtë çfarëdolloj ngjyrash politike të pakuptimta, të cilat deri më tani na kanë lënë në vendnumëro. Kjo kërkon kapacitete të caktuara profesionale, përpjekje maksimale, të cilat unë angazhohem t’i vë në dispozicion të qeverisë së re pas 25 prillit.

Ne sot kemi një vështirësi shumë të madhe për të komunikuar mes nesh si në njerëz, mallra, shërbime apo edhe me praktika institucionale. Bëhen pafund mbledhje të për bashkëta me një rezultat minimal apo zero. Kemi parë deri më tani mbledhje të përbashkëta, të përsëritura, të fryra, me shumë zhurmë, me flamuj të mëdhenj, por me zgjidhje të vogla dhe të papërfillshme për shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri. E pra, kjo filozofi në raport me Kosovën, do të ndryshojë. Ne disa çështje, diferencat nuk janë shuar, por përkundrazi, janë thelluar.

…Taksa e Rrugës së Kombit ka vendosur një pengesë artificiale simbolike mes dy vendeve. Shqiptarët këtej dhe andej kufirit vuajnë nga ideja se jemi përsëri të ndarë, tashmë nga kushtet dhe procedurat burokratike shtetërore, edhe pse telat me gjemba apo kufiri ushtarak u hoqën nga lufta çlirimtare e Kosovës me mbështetjen e aleatëve Euro-atlantikë. Ajo rrugë, e cila u ndërtua si realizim i një ëndrre shekullore për të bashkuar një komb, sot shihet nga qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës si njolla më e zezë e një kryeministri në ikje, dhe si simboli më keq i asaj që ai bëri për Kosovën në këto 8 vite. Heqja e menjëhershme e taksës, e vendosur thjeshtë për afera klienteliste dhe korruptive, do të jetë një nga aktet e mia të para. Ndonëse duket simbolike dhe e parëndësishme, ky akt do të thotë shumë për marrëdhëniet e reja që do të vendosim me vëllezërit tanë të Kosovës.

Themelimi i Kosovës si shtet është një mrekulli e shekullit tonë, kontribut i rezistencës së pashlyeshme një kombi, i luftës çlirimtare të Kosovës dhe sigurisht i partnerit tonë stra tegjik kombëtar, SHBA dhe aleatëve tanë Euro-atlantikë. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë dhe duhet t’u jemi përjetë mirënjohës për këtë.

Mirëpo beteja e Kosovës nuk ka mbaruar ende. Në vitet e fundit, Kosova ka hasur vështirësi në pozitat e saj gjeopolitike, madje në disa aspekte ka bërë hapa mbrapa. Kjo si pasojë e politikave të gabuara që janë mbështetur dhe nxitur për interesa tërësisht personale në Tiranë dhe në Prishtinë. Prandaj, vitet e ardhshme janë vite sfide dhe kërkojnë energji dhe kapacitete të reja. Nuk mund të ketë të ardhme të ndritur për Tiranën, nëse nuk ka edhe për Prishtinën. Njohja e saj nga shtetet që akoma nuk e kanë bërë qeverisë së ardhshme të Shqipërisë. Në këtë kuptim, ne kemi nevojë për një rrugëtim të ri…”.

(Shqiptarja.com)