“Objektivi është 8 mandate në Elbasan, synojmë edhe të 9-tin”, tha sot në një intervistë televizive, ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Elbasanit, për zgjedhjet e 25 prillit.
Kushi tha se në këtë qytet synojmë 8 mandate, ndërkohë që duke ju referuar listave tha se “për mua është një vlerësim është ndër që të përfaqësoi jo vetëm të përfaqësojë socialistë e Elbasanit por dhe gratë dhe vajzat. Ndërkohë është një përgjegjësi e lartë, por nga ana tjetër ajo që dua të theksojë është se ne jemi të gjithë një skuadër. Të 14 deputetët në listë e PS, që nga i pari dhe deri te i i 14-ti jemi një skuadër që drejtohet nga Drejtuesi politik i qarkut, Taulant Balla. Duam të marrim objektivin me 8 mandate”.
Në lidhje me pyetjen se përballë në Elbasan keni dhe Monika Kryemadhi, Kushi tha se po t’i referohemi listave të kundërshtarëve tanë , në përgjithësi unë nuk shoh asgjë të re në këto lista janë po të njëjtët njerëz. Janë po të njëjtët emra, ish-ministra të Sali Berishës të cilët kanë humbur çdo 5 palë zgjedhjesh. Ne nuk e kemi sfidën me kundërshtarin përballë, por e kemi me veten tonë. Në listat janë hartuar në mënyrë të tillë që të integrojnë edhe energjitë e reja edhe eksperiencën edhe kontributet. Lista janë hartuar në mënyrë të tillë që të integrojnë edhe energjitë e reja edhe projektet e reja edhe eksperiencën, edhe kontributet. Kështu jemi të 14 njësoj dhe i kemi të gjitha shanset për të marrë vota. Objektivi ynë kryesorë është të fitojë PS dhe më pas secili do të maksimizojë vota”.
Po ashtu, Kushi shtoi se ne nuk i kemi ndalur asnjëherë takimet me njerëzit. Jam krenare që përfshirja e grave në këto lista është si asnjëherë më parë.
“Në 12 qarqe 10 drejtohen nga gratë. Kemi figura të spikatura të cilat janë vendosur në pjesën e dytë të listës, por kanë shanse shumë të mira për të marrë vota dhe për ta thyer listën. Kjo mënyrë e hartimit të listave e cila kombinon më së miri prurjet e reja, bën që lista mos të jetë e mbyllur por të jetë e hapur dhe u jep mundësi qytetarëve që ti votojnë. Jam e lumtur që kam në krah disa zona dhe gra të reja shumë të nderuara. Kemi një skuadër që jemi të gjithë të motivuar’- tha Kushi.