Monumente të famshme në Paris, Moskë, Athinë, Romë, Berlin dhe Rio de Janeiro kanë fikur dritat e tyre për 60 minuta, për të shënuar “Orën e Tokës”, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore. Ora e Tokës është një ngjarje globale vjetore e organizuar nga Fondacioni Botëror për Natyrën, për të rritur ndërgjegjësimin për problemet ambientaliste dhe ndryshimin e klimës.

Opera në Sidnei dhe Ura Harbour gjithashtu shuan dritat e tyre për 60 minuta. Skulpturat e pemëve gjigante në Kopshtet pranë Limaneve në Singapor i fikën dritat në orën 20:30 me orën lokale, duke ju bashkuar qyteteve të tjera të botës. Ngjarja e këtij viti thekson lidhjen mes shkatërrimit të natyrës dhe shpërthimeve gjithnjë në rritje të sëmundjeve dhe pandemive të tilla si Covid-19.