Një ngjarje me një rëndësi të qenësishme për historinë dhe përpjekjet e pavarësisht së popullit shqiptar të Kosovës u zhvillua pikërisht si sot më 11 mars 1981. Ishte dita kur u zhvillua p rotesta m asive studentore, e cila u frymëzua nga një protestë e 4 marsit për kushte më të mira në infrastrukturën arsimore në universitete, dhe u pasua nga p rotesta të tjera m asive edhe të punëtorëve ndërsa populli kosovar u solidarizua në masë me këtë lëvizje të paparë deri atëherë, transmeton lexo.com.al.

Gjatë këtyre p rotestave u vu në dukje k undërshtimi i shprehur hapur i popullit shqiptar kundër r epresionit, s htypjes, d iskriminimit dhe p adrejtësisë së aparatit serbo-jugosllav. Gjatë p rotestave u panë parulla si: “Kosova kosovarëve”, “Duam Republikë”, “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me l uftë”, “E duam flamurin kombëtar”, “Duam bashkimin e trojeve shqiptare” e shumë e shumë mesazhe të tjera r evolucionare për kohën. Aparati politik dhe p olicor serbo-jugosllav, duke parë m asivitetin dhe mesazhet e p rotestuesve, i s htypën p rotestat me g jak dhe d hunë, duke lënë pas mjaft v iktima dhe të p lagosur. Por këto p rotesta shërbyen si bërthama e pjekjes së një ideje kombëtare, që ishte një pavarësi e plotë nga Jugosllavia, çka u arrit thuajse dy dekada më vonë./Lexo.com.al/e.c.