Lajda Porja, meteorologia pranë Meteoalb tha për Euronews Albania se marsi i këtij viti është i ngjashëm me muajt mars të para viteve ’90, duke qenë se prej shumë vitesh nuk kishim parë dëborë dhe temperatura të tilla në pranverë.
Znj. Porja tha se situata nga reshjet përmirësohet duke nisur nga dita e nesërme dhe do të vijojë e tillë deri në fund të muajit.
“Por nuk kemi një situatë favorizuese sa i përket temperaturave. Do të vijojmë në temperatura tipike të dimrit, sidomos gjatë mëngjesit, sidomos deri të enjten, ku temperaturat do të jenë -4 deri -5 gradë si në janar.
Problematikë do të ketë sidomos në zonat ku kanë rënë reshje borë, ku do të ketë ngrica. Ditët e fundit të marsit do të sjellin pranverën”, shpjegoi znj. Porja.