Fituesja e parkut fotovoltaik të Spitallës është kompania franceze Voltalia e cila ka bërë ofertën 29.89 euro për megavat. Ndërkohë që kompania tjetër, kinezja Universe Energy ofroi 46 euro për megavat.

Ky park me energji diellore do të prodhojë 100 megavat ku 70 megavat do të blihet nga shteti dhe 30 megavat mund të shiten në treg të lirë nga privati, dhe do të jetë i dyti në vend pas atij të Karavastasë që ka një fuqi prodhimi prej 140 megavatesh.