Partizani ka bërë një tjetër hap fals duke humbur shansin për të marrë kreun e renditjes. Djemtë e drejtuar nga tekniku Ilir Daja kanë marrë një barazim pa gola në ndeshjen ndaj bregdetarëve të Teutës.

Me këtë barazim Partizani dhe Teuta ndajnë vendin e tretë me 43 pikë, 2 më pak se Vllaznia kryesuese. Ndërkohë në ndeshjet e tjera Bylis mposhti 2-1 Kukësin, ndërsa Skënderbeu është larguar nga vendi i fundit pasi fitoi 1-2 përballjen e mbijetesës me Apoloninë. (Lexo.al)