Tea dhe Bearti ishin të ftuar mbrëmjen e kaluar në “Roped with Olsi”, ku rrëfyen të gjitha të pathënat e lidhjes së tyre. Dyshja treguan se janë takuar së fundmi me produksionin dhe kanë qetësuar gjakrat mes tyre. “Jemi takuar së fundmi me produksionin. Pati një qetësim gjakrash”, thanë ata.
Tea dhe Bearti folën dhe për fillimet e lidhjes së tyre, ku thanë se gjërat mes tyre kanë nisur gradualisht. “Ka nis që nga takimi në “Përputhen”. Kërcimi në studio. Ka nisur gradualisht. S’ka qenë me shikim të parë, por me hapa. Kishte ardhur një pikë që nuk duronim dot më të ishim të fshehur. Ishim në Bogë, vendosëm ta nxjerrnim vetë dhe ta jetonim jetën siç duam ne”, u shpreh Tea