Propozimi për pasaportat e gjelbra që do të parashtrohet më 17 mars, për të ndihmuar lëvizjen e lirë brenda bllokut, do të jetë i vlefshëm vetëm me vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve.
Kjo është konfirmuar për Euronews nga një burim nga brenda unionit. Shkak për këtë është fakti që vaksinat nga kompani të pa miratuara nuk do mbulohet nga klauzola e besueshmërisë së BE dhe kontrolli i cilësisë. Burimi raporton se komisioneri i drejtësisë së Bashkimit Evrpian, Didier Reynders, e ka bërë të qartë se vendet anëtare janë të lirë të vaksinojnë qytetarët e tyre edhe me vaksina të tjera, por ata nuk do të lejohen të përfshihen në rrjetin e një certifikate të udhëtimeve nëse imunizimi nuk është bërë me një produkt të certifikuar, nga një kompani e miratuar nga rregullatorët.
Dhe për momentin në bllokun evropian, vaksinat e miratuara janë katër, ajo e Pfizer dhe Biontech, e Oxfordit dhe AstraZeneca-s, e Modernës dhe e Johnson and Johnson. Ideja e një certifikate vaksinimi që do të mundësonte udhëtim të lehtësuar në bllokun me 27 vende anëtare ka disa muaj që qarkullon dhe mbështetet fort nga Greqia dhe vende të tjera që i kanë të mbështetura ekonomitë e tyre kryesisht tek turizmi. Fillimisht pati skepticizëm në bllok se një certifikatë vaksine mund të përkthehej në diskriminim për personat që nuk janë të përzgjedhur për tu vaksinuar, por duket se tashmë qëndrimi po ndryshon.