“Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me kthime pas, aq më tepër që tani nuk kemi më 1000 problemet e trashëguara nga qeverisjet e kaluara”, ka qënë ky mesazhi që kandidati për deputet i qarkut Korçë, njëherazi drejtues politik i PS për juglindjen ka dashur të ndajë me banorët e fshatit Shamoll dhe Malavec.
Për Niko Peleshin, qeverisja aktuale është duke rikthyer besimin në vend dhe ka mundësinë e zhvillimit të sektorve të rinj për rritjen e ekonomisë. Për këtë Peleshi ka kërkuar një mandat të tretë për të ngjitur fshatin dhe ekonominë fermere në një shkallë më lart.
“Këto janë zgjedhje të rëndësishme për PS dhe për të gjithë ne, sepse një votues i djathtë duhet të votojë mirë për veten e tij, dhe ne punojmë mirë edhe për të majtët dhe për të djathtët. Pas tetë vjetësh kemi tejkaluar problemet që gjetëm, kemi dalë në sipërfaqe dhe kemi tejkaluar vështirësitë për shkak të reformave. Vetëm për mes reformave mundëm të fuqizojmë buxhetin dhe ta kthejmë në të ardhura të mira për banorët në qytet dhe në fshat. Ne jemi duke rikthyer besimin që ka mundësi të lindin sektorë të rinj, ka mundësi të ketë ritje ekonomike siç ndodhi në Korçë me turizmin.
Shqipëria nuk ka kohë për të humbur dhe për tu kthyer pas. Nëse kemi bërë tre punë këtu hajde të bëjmë 30 të tjera në këtë mandate se nuk i kemi më duart e lidhura nga 1000 probleme që trashëguam. Shumë gjëra i kemi zgjidhur, kemi plotësuar kuadrin ligjor. Kërkojmë edhe nga ju mbështetje për tu ngjitur një shkallë më lart. Për të ngjitur fshatin një shkallë më lart, qytetin një shkallë më lart dhe ekonominë një shkallë më lart. TVSH ju e keni zero, ata duan ta bëjnë sërish 9%. Ky është interpretimi i taksës së sheshtë, siç tatohet një sipërmarrje ashtu do të tatohet edhe një ambulant. Kështu thonë ata. Këto eksperimente të bëra më parë nuk kemi pse i kthehemi sërish”.