Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka ironizuar përplasjen e ditës së sotme të presidentit Ilir Meta me punonjësit e policisë së Bashkisë Tiranë. Teksa poston videon nga momenti i përplasjes, gazetari Baze shprehet se me këtë skenë çdo qytetar i botës nëse i thua që ky nuk ka dal nga çmendina, por nga zyra e Presidentit, zë radhë për të ikur edhe nga planeti, për në Mars.
“Ky tipi që punon paradite roje objekti, e mbasdite president, ka shqetësim pse ikin njerëzit nga Shqipëria. Me këtë skenë çdo qytetar i botës nëse i thua që ky nuk ka dal nga çmendina, por nga zyra e Presidentit, zë radhë për të ikur edhe nga planeti, për në Mars”– shkruan Baze. (TemA)