Deklaratat ndaj Antonelës, siç duket i kushtuan shtrenjtë Locos, ku ditën e djeshme u përjashtua nga emisioni ‘Përputhen’. Pas daljes së tij, një pjesë e konkurrentëve të ‘Përputhen’, i dolën në krahë atij, duke e mbështetur me mesazhe motivuese.
Ajo që i dha mbështetje ishte edhe Ledjana, por si duket ajo i ka rënë pishman, pasi fshiu menjëherë postimin që e bëri për Elvisin në Instastory. “Në këtë botë të padrejtë, janë pikërisht të drejtët ata që gjykohen”, shkruante Ledjana duke etiketuar Elvisin. Ndërsa, nuk dihet ende përse Ledjana e hoqi postimin e bërë për Locon.