Më 25 mars 1821 u regjistrua një nga ngjarjet më të rëndësishme historike për të ardhmen e Ballkanit, R evolucioni grek. Ishte dita kur nisën l uftimet zyrtare në Peloponez kundër Perandorisë Otomane. Ajo që nuk tregohet në narrativen zyrtare të shtetit grek është se në këtë r evolucion, pjesën madhore të l uftime dhe udhëheqjes së trupave r evolucionare e kanë bërë arvanitas të shquar të cilët janë greqizuar në historiografinë greke me kalimin e kohës duke i ndryshuar emrat e tyre shqiptarë, dhe duke i paraqitur si grekë, transmeton lexo.com.al.
Ndër trimat më të mëdhenj të popullsisë l uftarake arvanitase, dallohen: Marko Boçari; Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kolokotroni, Gjergj Kundurioti, Odise Andruço, Dhimitër Vulgari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Andrea Miauli, Gjergj Karaiskaqi, Konstandin Kanari, Teodor Griva, Hasan Bellushi e shumë e shumë të tjerë që jo vetëm l uftuan pjesën me të madhe të l uftës por edhe pas pavarësisë të vendit u zgjodhën në postet më të larta udhëheqëse të shtetit të ri grek duke u kthyer në një faktor përcaktues për krijimin e shtetit të sotëm grek. Pavarësisht këtyre fakteve, vendi fqinj vijon të mohojë identitetin shqiptar të personazheve që i dhanë gjithçka për të qenë të lirë sot./Lexo.com.al/e.c.