Keylor Navas ishte një ndër më të mirët në sfidën e kthimit mes PSG dhe Barcelonës në Champions League, ku priti edhe një 11-metërsh të goditur nga Leo Messi.

Portieri vlerësohet shumë në Francë, madje një ndër ish-lojtarët më të njohur francezë, Bixente Lizarazu është shprehur se Navas është portieri më i mirë në Europë. Sipas ish-futbollisti, Keylor Navas është një portier shumë eficent, pasi me pritjet e tij i jep pikë dhe fitore ekipit.

“Keylor Navas është pa asnjë dyshim portieri më i mirë në Europë. Ai është një portier që me pritjet që bën fiton ndeshje dhe pikë për PSG. Navas është shumë eficent”, është shprehur Lizarazu për TF1.