Një vit pas vendimit për të hequr dorë nga titulli, Duka i Sussex ka folur së fundmi për vendimin e largimit nga Familja Mbretërore. Në një intervistë për Oprah Winfrey Princ Harry është shprehur se në ato momente ishte i shqetësuar se historia po përsëritej, duke iu referuar asaj që kishte ndodhur vite më parë me nënën e tij. Në një fragment, Princi Harry i tha Winfrey: “Shqetësimi im më i madh ishte që historia të përsëritej. Unë jam i lehtësuar dhe i lumtur që jam ulur këtu, duke biseduar me ty me gruan time në krah,” tha ai.

Gjatë intervistës Duka i referohet largimit të nënës së tij nga Familja Mbretërore tre dekada më parë dhe shprehet se është e vështirë për të të imangjinojë atë që ajo kaloi vetëm. “Sepse nuk mund të imagjinoj se si duhet të ketë qenë që ajo të kalonte nëpër këtë proces vetëm, gjatë gjithë atyre viteve më parë sepse ka qenë tepër e vështirë për ne të dy por të paktën kemi pasur njëri-tjetrin “.

Diana hoqi dorë nga titulli i Lartësisë së saj Mbretërore në kohën e divorcit me Princin e Uellsit në gusht 1996 dhe humbi jetën vetëm një vit më pas në një aksidenti me makinë në Paris. Sipas CBS, çifti do të përdorë intervistën për të folur në lidhje me lëvizjen e tyre në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar dhe planet e tyre të ardhshme. Princi Harry ka thënë më parë se ai u tërhoq nga detyrat mbretërore për të mbrojtur veten dhe familjen e tij nga atmosfera e krijuar në Mbretërinë e Bashkuar nga shtypi.