Edhe pas vendimit të bujshëm të të birit për t’u shkëputur nga familja mbretërore, Princi Charles kishte vazhduar ta mbështeste Harryn, e këtu përfshihet edhe suporti financiar.
“Ai i ka përkrahur që të dy, si Harryn ashtu edhe Meghanin më shumë nga ç’mund të thuhet me fjalë”, shprehen burime brenda pallatit mbretëror. Por pas intervistës së çiftit tek Oprah Winfrey, besimi I tij është gërryer krejtësisht.
Burimet në fjalë, që janë shumë pranë Charlesit, pohuan për Eveningg Standard se “intervista bombë” e dyshes, në të cilën Meghani pohoi se ishte diskutuar ngjyra e lëkurës së djalit të tyre, ka shkaktuar dhimbje të madhe dhe përçarje.
“Princi ndan bindjen e plotë se diversiteti është fuqia e shoqërisë sonë. Të tilla pohime bien ndesh me gjithçka në të cilën ai beson. Dhe që Harry të arrijë të thotë se ndihet i braktisur, kjo është pak e tepërt po të mendosh se çfarë ka bërë i ati për të. Duka i Sussex vazhdon të thotë se e respekton gjyshen e tij, por nga ana tjetër injoron institucionin që ajo përfaqëson. Koha thonë shëron çdo plagë, le të shpresojmë që është vërtet kështu”, shprehet i njëjti burim.
Princi i Wales i ka siguruar çiftit mbështetje për të gjitha shpenzimet. Gushtin e 2020-tës, çifti u zhvendos në një vilë luksoze në Kaliforni me 9 dhoma gjumi, 16 banjo, pishinë e madje edhe një teatër. Qiraja e vilës ishte gati 16 mijë dollarë nata.