Pas publikimit të listave të LSI, në të cilën ku figurojnë të paktën 10 kandidatë të hetuar nga SPAK apo drejtësia shqiptare, mes tyre edhe për vrasje, PD përfshin gjiththashtu në listat e saj jo një, as dy, por …. Persona të in kriminuar, përfolur apo me probleme në të shkuarën. Lexo.al bëri një kërkim  për emrat e publikuar nga PD dhe sipas mediave dhe ngjarjeve ndër vite rezulton se:

Qarku Tiranë 1. Lulzim Basha Kryetari i partisë dhe drejtuesi i Qarkut të Tiranës, i hetuar në të shkuarën për aferën korruptive 1 miliardë euro të Rrugës së Kombit. i pa hetuar si Ministër i Brendshëm për vrasjet e ndodhura në 21 janar apo për Paktin e Detit të hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

2. Jorida Tabaku Kur ishte nënkryetare e Bashkisë Tiranë i jep vetes leje ndërtimi për një pallat 8 katësh me sipërfaqe 20 mijë m katror. Dënohet për shpifje në vitin 2019 ndaj Krueministrit Rama. Dënohet përsëri për shpifje në 2020 ndaj kryebashkiakut Veliaj.

3. Albana Vokshi Kompania Albaenergiaplus e themeluar në vitin 2006 nga Arian Tartari, bashkëshorti i zonjës Albana Vokshi, përfitoi 6 hidrocentrale në muajt në muajt pas humbjes së PD në vitin 2013. Në 8 Gusht 2007, Kryeministri Berisha i kaloi burrit të Vokshit, këshilltares së tij, kontrata për nxjerrje nafte nga nëntoka shqiptare për 25 vite në Ballsh, Cakrran dhe Gorisht. Në kohën kur këto marrëveshje janë nënshkruar zonja Vokshi ka qenë anëtare e Këshillit mbikëqyrës së kompanisë Albpetrol, autoritet që ka pasur vendimmarrjen e plotë për dhënien e këtyre 4 kontratave. Asokohe Vokshi fitoi gjyqin ndaj deputetëve socialistë që i akuzonte si shpifës me arsyetimin se ajo nuk kishte pse të deklaronte pasurinë e Arian Tartarit, pasi ai nuk ishte bashkëshorti, por bashkëjetuesi i saj. Gjobitet në 2010 nga Policia e Kosovës, pas ndalesës në pikën kufitare të Mërdares, pas dyshimit të oficerëve se makina me tëe cilën ajo udhëtonte, po transportonte drogë. Gjobitet pas kryerjes në mënyrë të parregullt procedurën e kontrollit dhe kalimit kufitar duke tejkaluar normat e komunikimit. Dënohet për shpifje nga kryebashkiakut Veliaj në 2019, për deklaratat se po mblidheshin të dhënat e prindërve nga çerdhet dhe kopshtet.

4. Sali Berisha Ish-Kryeministri dhe Presidenti i cili nuk është hetuar kurrë, edhe pse ai dhe familjarët e tij kanë qenë pjesë i pothuajse çdo skandali të regjistruar nga 2005-13, më të rëndësishmit Gërdeci, 21 Janari, OSSHEE, etj, e më para në vitin 1997 me firmat Piramidale. 5. Agron Shehaj Deklaronte se nuk do të merrej kurrë me politikë pasi mund të kontribuohej edhe përmes sektorit privat, por pas u zgjodh në vitin 2017 angazhohet në spastrimin e degës së Vlorës nga demokratë me kontribute të rëndësishme ndër vite, për t’I zëvendësuar me të besuarit e Bashës në një proces të falcifikuar. Akuzohet për shpërfillje të kodit të punës në kompaninë “Intercom Data Service” duke shkelur të drejtat e punëtorëve, shumë prej të cilëve punojnë gati në kushte skllavërie.

6. Fatmir Mediu I hetuar për shpërthimin e Gërdecit, i përfshirë kokë e këmbë në atë skandal, Mediu në çdo vend tjetër normal do të ishte larguar nga politika me kohë dhe me shumë gjasë, do të ishte sot në burg. 7. Grida Duma Protagoniste e një romance hot në Kuvendin e Shqipërisë me Ervin Salianjin, Grida ishte pronare ndërtimi që në moshën 25-vjeçare në një firmë ndaj të cilës rëndojnë padi të qytetarëve për mashtrim përmes shitjes së disafishtë të një apartamenti. Në deklaratën e pasurisë, Grida thotë se ka blerë shtëpi luksoze në mes të Tiranës me vlerën simbolike 100 euro për m2.

8. Shpëtim Idrizi Emri i kryetarit të PDIU është i lidhur me disa afera të përfolura korruptive, si dhe është asociuar me afrimin e elementeve kriminalë në radhët e çamëve. Sot, Idrizi përfundon në koalicion me partinë e minoritetit grek të Vangjel Dules.

9. Belind Kelliçi Shoqëria konçesionare “Integrated Energy BV SPV” që ka në menaxhim Landfillin e Sharrës ankohet për shantazh nga ana e Këlliçit. Ish-kryetari i FRPD është bërë i njohur në PD për përplasjet me Salianjin, kandidat në Korçë, duke e akuzuar atë si marionetë e Henri Çilit dhe se i shërben Ramës. 10. Flamur Noka Fshehje e dyshimtë pasurie, duke blerë dhe shitur apartamente me vlera në kundërshtim me vlerën e tregut. Në 2011, në detyrën si Ministër i Brendshëm, përfiton kredi si i pastrehë. Pranon se i ka ardhur ofertë nga UBD. Pajis me apartamente 4 familjarë të tij në Sarandë, gjatë kohës kur ishte kryetar Bordi në Entin Kombëtar të Banesave. Shpreh sjellje të dhunshme dhe agresive në shumë raste përgjatë karrierës së tij politike. Deklaron se PD kishte në plan të bllokonte zgjedhjet e 2019. Figuron tre herë në regjistrin e gjendjes civile. Punëson Greta Kocin si drejtoreshë ndërkohë që ishte ende studente pa diplomë. Ka kërkuar dieta për fjetjen në motel duke e quajtur si shqërbim ndaj shtetit.

11. Aldo Bumçi I dërgon letër Komisionit dhe Këshillit Europian ku kërkon vendosjen e më shumë kushteve për Shqipërinë për çeljen e negociatave. Akuzon përfaqësuesen e BE për asnshmëri, gjatë diskutimit në takimin për Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Kryemadhi akuzon se qëlluar me armë nga makina Aldo Bumçit. Kur Shqipëria u vendos në krye të OSBE, Bumçi deklaroi se kjo është një ngjarje jo e mirë për organizatën. Pas humbjes së 23 qershorit 2013, si Ministër i Jashtëm emëroi dhjetëra individë politikë në shërbimin e jashtëm sipas udhëzimit të Sali Berishës.

12. Gent Strazimiri Deputeti që u fotografua me pistoletë në brez gjatë protestave për Këndin e Lojrave në Parkun e Liqenit. Disa herë protagonist i përplasjeve fizike në Kuvend. 13. Mirela Tabaku Me papërgjegjshmërinë e saj, Mirela Tabaku i bënte thirrje qytetarëve që të mos shkonin në spital nëse ishin të prekur nga Covid-19.

14. Çlirim Gjata Fshihet nga gjykata për 15 muaj, pas një padie për shpifje të bërë nga gazetari Bollino. Paditet për shpifje nga Plarend Ndreca. Kercënon me dhunë protesash pas djegies së pemës së Krishtlindjeve duke thënë “Ndërsa ju që ankoheni për pemën, duhet më parë të analizoni se, pas pemës çfarë vjen? Kujdes, ai zjarr simbolik flet shumë”. Shan dhe ofendon kolegët e tij pas arrestimit të Bardh Spahisë. i ati, një personazh shumë i diskutuar, akuzohet për lidhje me shërbimin sekret, shkarkohet nga parlamenti për këtë arsye, akuzohet se ka dënuar priftin Hilë Gjoni me vdekje, dhe për lidhje me UBD. Ndërsa Clirim Gjata, pavarësisht lidhjes së babait të tij me komunizmin shprehet se duhet të ngrihemi e të pengojmë qëndrimin në pushtet të komunistëve e ekzekutorëve të diktaturës, edhe pse vetë është një produkt i tillë. 15. Dorian Teliti Nuk ka asnjë mëkat të njohur, por është kandidat edhe pse strukturat e Partisë Demokratike, në disa raste kanë votuar kundër zgjedhjes së tij në funksione të rëndësishme.

QARKU KUKËS

16. Isuf Çelaj

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Flamur Nokës, Isuf Çelaj është akuzuar dhe paditur penalisht për abuzime me tenderat dhe prokurimet gjatë kohës së ushtrimit të këtij funksioni publik.

QARKU GJIROKASTËR

17. Tritan Shehu

Sipas Frrok Cupit Tritan Shehu ka qenë president i ndërmarrjes Shqiponja dhe ishte e tëra korrupsion dhe e gjitha kontrabandë, prandaj ai nuk mund të largohet nga PD pasi i ka mëkatet bashkë me Sali Berishën. Nuk i bashkohet mjekëve në luftën kundër COVID por i sulmon ata online. Tritan Shehu ishte protagonisti i situatës së marrjes peng në 1997 në Lushnje.

18. Roland Bejko

Rezident në Lazarat, Bejko është hetuar dhe përfolur për lidhjet e tij me trafikun e drogës. Në vitin 2015, shtëpisë së familjes së tij madje iu vendos edhe një bombë, që u dyshua për prishje të pazareve të drogës. Në media është publikuar një mesazh që ai i dërgonte një qytetari, të cilit i thonte: “Do të q…. ropt”!.

19. Kosta Barka

Rikthehet Ministri i Punëve Sociale, i dënuar pa vendim të formës së prerë për përvetësimin e fondeve të jetimëve gjatë ushtrimit të detyrës. Djali i tij, Emiljano Barka, doganier në Qafë Botë është akuzuar për korrupsion.

QARKU DIBËR

20. Xhelal Mziu

Protagonist i skandalit të “Shamikuqes”, i ngacmimit seksual të përsëritur të vartëseve të tija gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i Bashkisë së Kamzës. Vetëm në periudhën maj-dhjetor 2017, Mziu raportohej nga media se kishte zhvilluar 12 tendera abuzivë, me fonde publike të shpërndara pa garë, me s’kualifikimin abuziv të konkurrentëve, etj. Në total, Mziu mbajti pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Kamzës për 12 vjet.

21. Dhurata Çupi.

Kandidate në këtë qark, prej vitesh mban një eskortë personale, të cilat është e paqartë se si paguhen. Deklarata e saj e pasurisë përmban elementë seriozë dyshimi.

22. Edmond Isaku

Në 2017-n, i thonte qytetarëve të Dibrës se nëse nuk fitonte mandatin e tij, atëherë do të bënte çmos që rruga e premtuar të mos ndërtohej. Vetëm duke votuar atë mund të bëhej.

23. Luan Haka

Ish-drejtori i Kujdesit Shëndetësor të Qarkut Dibër, Luan Haka, ka ndërmarrë një aventurë të pazakontë në zgjedhjet e 2013-s. Madje veprimet e tij kanë çuditur dhe specialistë me bindje të djathta në Macukull, Derjan, Suç, Baz, Ulëz, etj. Me një Kuran në dorë, dibrani që prej vitesh mban poste ku vegjeton korrupsioni, ka udhëtuar nga një komunë në tjetrën, duke kërkuar vota për Sali Berishën. Është rasti më ekstrem që ka ndodhur gjatë kësaj fushate, ndaj mjekë e punonjës me arsim të mesëm guxuan ta denoncojnë “hoxhën” që merret me poshtërsinë e radhës. “Kam mbetur i shtangur kur në qendrën shëndetësore mbërriti Luan Haka, tha një punonjës i qendrës shëndetësore Lis. Kujtuam se drejtori erdhi për inspektim, por ndodhi ndryshe. Na mblodhi në një dhomë dhe na kërkoi të preknim me radhë Kuranin. Betohuni që do të votoni për Sali Berishën në zgjedhjet e 23 qershorit”, na tha Luan Haka.

QARKU BERAT

24. Tomorr Alizoti

Largohet nga PD në 2017, duke fajësuar Bashën për humbjen madje shprehet publikisht për këtë. “Z Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perendimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem”. Merr gradën e Sekretarit të Parë në ambasadën në Berlin pa përmbushur kriteret përkatëse. Rikthimi i tij në PD tregon se halli i tij ishte të siguronte karrigen dhe jo arsye parimore. Gjyshi i tij, të cilin Alizoti e konsideron patriot, ka shërbyer si Ministër Financash në qeverinë kuislinge të Shefqet Verlacit, për llogari të italianëve.

25. Kasem Mahmutaj

Subjekt i dekriminalizimit dhe OFL. Jo pak i njohur, jo vetëm për qarkun e Beratit ku e kanë nominuar, por përtej tij. Mahmutaj është mbiemer i njohur edhe i drejtësisë italiane. Veprimtaria e gjatë bëri që vetëm pak muaj më parë, të ishte ndër subjektet e parë të strukturës së drejtësisë së re, OFL.

QARKU SHKODËR
26. Helidon Bushati
Ish-drejtori i QSUT i emëruar nga Halim Kosova, Bushati bënte fushatë me lekët e QSUT për PD në vitin 2013. Disa herë i akuzuar për korrupsion me prokurimin e barnave.
27. Bardh Spahia
Përfshihet në djegien e shkollës Shejnaze Juka në Shkodër gjatë zgjedhjeve të 2019. Përfiton nga një mik BMV x5 të vitit 2011, në vitin 2014. Përfiton si dhuratë edhe një orë Rolex. Njihet për sulme joerioze dhe dashakeqe për situatën e COVID, duke thënë se qeveria po përdor teste që dalin negativë me qëllim për të fshehur numrin e vërtetë të rasteve. Akuzon qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë, ndërkohë organizon takime elektorale pa maskë.

28. Nard Ndoka

Disa herë i akuzuar për afera korruptive, si deputet dhe ish-Ministër i Shëndetësisë.

QARKU ELBASAN

29. Gazment Bardhi

Dy ditë pasi PD humbet zgjedhjet e 2017, Gazmend Bardhi, si Ministër Drejtësie prej dy muajsh,l firmosi dyfishimin e tarifave të përmbarimit. Bardhi është personi që ka nënshkruar disa prej kontratave të lobimit të Partisë Demokratike me kompani lobuese amerikane, të cilat janë paguar nga shtetas rusë prej parajsave fiskale. Ish-deputeti ka pasur kontakte me kompaninë “Biniatta Trade”, kompani guackë e kontrolluar nga parajsat fiskale prej shtetasve rusë dhe “Sonoran Policy Group”, Protagonist i disa konflikteve të brendshme brenda partisë. Në media është raportuar se Bardhi ka pasur një konflikt të rëndë verbal me deputetë si Endri Hasa dhe Ervin Salianji, pasi besohet që ka luajtur një rol nga skualifikimi i tyre për listat e 2021. Sipas Ilir Patozit, Bardhi është personi që këmbënguli që LSI të ngelte jashtë çdo koalicioni në vitin 2017, duke dëmtuar përveç LSI dhe disa parti si PDIU apo parti të tjera Gazmend Bardhi ka pranuar se një kontratë lobimi kishte si qëllim vënien me kontakt me Kathleen Ann Kavalev, të nominuarën e Presidentit Trump për ambasadore në Tiranë, me qëllim që t’i nxinte imazhin e Shqipërisë me problemet e drogës, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit. Kërcënon dhe i bën presion gjykatësve dhe prokurorëve si në rastin e Elisabeta Imerajt

30. Dashnor Sula

Ish-Presidenti i klubit peqinas të Shkumbinit, Sula bëhej protagonist duke dalë në fushë vetë, në një rast edhe me pistoletë, për të rrahur arbitrat gjatë ndeshjeve.

QARKU FIER

31. Enkelejd Alibeaj
Shkarkohet nga detyra e gjykatësit për mosparaqitje, dhe me pas emërohet Ministër Drejtësie. Ministria e Drejtësisë nën drejtimin e tij tentoi të hyjëme forcë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës për të shkatërruar dosjen e Damir Fazllic në 2008. Alibeaj ka thënë se nuk mund të lejohet që prokurorët të kenë imunitet; Alibeaj vihet në krye të një propozimi për të kufizuar me ligj mandatet e kryebashkiakëve, në mënyrë që të mposhtej Edi Rama (2011). Të dhëna të paverifikuara hedhin dritë mbi një lidhje të Alibeajt me Esad Pashë Toptanin, paraardhës i tij. Në 5 janar 2021 fton të gjithë, në shkelje të rregullores së Covid, të marrin pjesë në varrimin e babait të tij. Përflitet për një lidhje dashurie me Marsida Xhaferllarin, kandidaten për në Gjykatën Kushtetuese në 2019.
32. Agron Kapllanaj

Kompania e vëllait të kryebashkiakut të Mallakastrës përfitoi një kontratë të majme për ndërtimin e ujësjellësit për furnizimin me ujë të dy fshatrave, gjatë kohës që Agron Kapllanaj drejtonte ish-komunën Qendër Mallakastër, një prokurim që ngre shqetësime për konflikt të mundshëm interesi. Adriatik Llalla nuk pranoi t’i hiqte mandatin kreut të bashkisë së Mallakastrës, përfaqësues i PD, i dënuar me 2 vjet burg për vjedhje. Kapllanaj ka qënë bërë tmerri i Firencës, pasi gati çdo natë vidhte shtëpitë, duke përvetësuar çfarë gjenin, para, aksesorë femrash, byzylykë e deri tapete dhe perde. Ai kryesonte një bandë “skifterësh” të rrezikshëm që në gjuhën e hajdutëve quheshin profesionistët e “tubave”, pasi ngjiteshin dhe hynin nga dritaret e shtëpive përmes tubave në shkarkimit të ujrave. Nuk është habi, që të rikandidojë sërish, ndoshta dhe pa dëshirën e PD, tashmë për të vijuar vjedhjen nga brenda institucionit, pa pasur nevojën të ngjitet përmes “tubave” dhe të hyjë nga dritarja. Vodhi rërën bituminoze duke shfrytëzuar postin. Edhe pse kryebashkiaku i Mallakastrës prezantohet në CV-në e publikuar gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore si një biznesmen i suksesshëm, ky sukses nuk është reflektuar në deklarimet e tij të pasurisë pranë Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit.

QARKU KORÇË

33. Edmond Spaho
Rama ka publikuar një video ku ish-deputeti i PD-së, Spaho takohet me Petraq Dhespollari, i cili shfaqet si një prej banorëve shtëpia e të cilit ka pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019. Sipas Ramës, banori në fjalë gënjeu, pasi shtëpia në video nuk ishte e tyre, por e kishin zaptuar pa të drejtë, pas largimit të pronarit të ligjshëm të saj në emigracion, menjëherë pas tërmetit. “Faktet tregojnë se zoti Spaho gënjen kur thotë që çifti vazhdon të jetojë në rrënojat e një tërmeti duke rrezikuar jetën sepse prej vitit 2019, ata banojnë në një shtëpi të re, qiraja e së cilës u paguhet nga Bashkia Kolonjë.”, thuhet në video. Gjatë videos shfaqet një vendim, i cili daton më 23 shtator të viti 2019, dhe pasqyron faktin se Këshilli Bashkiak Kolonjë ka miratuar bounsin e qirasë në masën 100 % për disa familje të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Qafëzez, mes të cilave edhe ajo e Petraq Dhespollarit. Më pas është lidhur dhe kontrata e qerasë midis pronarit të shtëpisë së re dhe zotit Dhespollari në datë 19 dhjetor të vitit 2019 përpara noteres. Vidoja vijon me paraqitjen e një fature në të vilën figuron fakti se zoti Dhespollari dhe bashkëshortja e tij kanë vijuar të marrin dhe do të marrin bonusin e qerasë pa afat, deri në sigurimin e një banese të re nga programet sociale të strehimit, pasi ata vetë nuk zotërojnë ligjërisht asnjë banesë. “Por ndërkohë që çifti i të moshuarve ka mundësinë ta kalojë dimrin në një banesë me kushte normale, Partia Demokratike vijon me politikën e vjetër të përdorimit si mish për top, të njerëzve të zakonshëm, me shpresën se vetëm kështu, duke prodhuar dramë e fatkeqësi me çdo kusht, do të mund të rrëmbejë në këto zgjedhje, ndonjë grusht votash!”, thuhet në fund te videos.
34. Ervin Salianji

Mohon dhe më pas pohon ekzistencën e të vëllait të dënuar disa herë dhe me emër të ndryshuar.
Sulmon forumin rinor të partisë së tij për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit. Akuzohet se familjarët e tij kanë kryer 30 milionë lekë vjedhje të energjisë elektrike. Dënohet për kallëzim të rremë në çështjen Babale. Përfshihet në një bisedë të shthurur në Parlament me GD, supozuar Grida Duma.

QARKU VLORË

35. Bujar Leskaj

Ish-kreu i KLSH, i akuzuar për alkoolizëm kronik, gjatë kohës së drejtimit të këtij institucioni u përfol vazhdimisht për vendime të motivuara politikisht dhe afera korruptive.

36. Ina Zhupa

Partneri i saj, nga faturist i thjeshtë sot është pronar i 7 kompanive të mëdha dhe milioner. “Tirana Post” shkruan: Ina Zhupa është zëdhënësja e PD-së. Se më kë bashkëjeton një grua apo një funksionare kjo pak rëndësi ka për opinionin publik. Por nëse bashkëjetuesi, partneri, ka qenë një faturist i thjeshtë dhe sot një njeri i pasur me 7 kompani, me skandale dhe akuza për fshehje parash, atëherë historia e një zëdhënëseje që denoncon, jo pa pathos, çdo ditë oligarkët dhe padrejtësitë, meriton një vëzhgim. Historia që postojmë është marrë nga shqiptarja.com dhe gazetari Elton Qyni sjell një investigim për bashkëshortin e Ina Zhupës, zëdhënëses së PD-së. Ndërsa “Shqiptarja.com” raporton: Për ata që nuk e njohin, Fabian Goçi, është një person që karrierën e tij e ka nisur si faturist, duke u kthyer më pas në oligark dhe që dyshohet se është njeriu financues dhe militant i PD-së. In Zhupa, jeton mes luksit në qendër të Tiranës, ku së fundmi bashkëshorti i saj Fabiani, dyshohet të ketë porositur dhe apartamente në pallatin që po ndërtohet pranë Sahatit të Tiranës. Por shumë njerëz e njohin dhe e kujtojnë emrin e Fabian Goçit, pikërisht në skandalin e kompanisë “Fullpet”, skandal i cili përfundoi me marrjen të pandehur të Fabian Goçit për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave”. Pa dyshim që një biznesmeni, si bashkëshorti i Ina Zhupës, nuk është e lehtë t’i gjesh kollaj të ardhurat. Goçi, disponon 7 kompani në Shqipëri, mes tyre dhe bar-kafe në autostradën Tiranë-Durrës, që çdo kush e ka parë dhe që njihet me emrin “URA Bistrotheque”.

Kompanitë e tjera të tij, janë evidentuar si “Balkan Petrolium Internacional” ku Goçi është aksioner me 25 për qind. Por kjo kompani qysh prej vitit 2014 ka pezulluar aktivitetin. Një tjetër kompani është dhe kompania “Diga”, ku Fabian Goçi, rezulton të jetë aksioner me 15 për qind. Ndër të tjera, burri i Ina Zhupës, zëdhënëses së Partisë Demokratike, është aksioner me 25 për qind dhe tek kompania “Balkan Petrolium Albania”.
Një tjetër kompani ndërtimi ku Fabian Goçi, është aksioner me 30 përqind, është firma ndërtimore “BA-Konstruksion”. Një kompani e themeluar në muajin nëntor të vitit 2019 me tre aksionerë. Po kështu emri i gjirokastritit, Fabian Goçit, del edhe në kompaninë e naftës “2A2F-L OIL”, ku zotëron 100 për qind të aksioneve. Por një tjetër kompani nafte ku Fabian Goçi, del me 100 për qind të aksioneve është dhe firma “A&T”, që dikur ka mbajtur emrin “A.K.F PETROLEUM OIL”. Pikërisht kjo kompani e zotëruar nga bashkëshorti i zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupës, është përfshirë në skandalin e evazionit fiskal me firmën “Fullpet” që ishte në pronësi të Aurel Prenit, shokut të ngushtë i Fabian Goçit.
Gjatë një procesi hetimor të kryer nga prokuroria e Tiranës, Fabian Goçi në dëshminë e tij para prokurorëve të dhënë në vitin 2015, ka sqaruar se më datë 7 korrik 2014, kishte marrë nga shoqëria “Fullpet”, si ndihmë financiare, një shumë prej 88.158.170 lekë, nëpërmjet një kontrate huaje datë 5 korrik 2014, shumë të cilën e kishte kthyer, ndërsa dispononte për këtë dhe një deklaratë nga Aurel Preni, administrator i shoqërisë “Fullpet”, të cilin siç tregon Goçi, ai e kishte shok, ndërsa kishte punuar për pak kohë dhe tek kjo shoqëri, si faturist. Në dosjen e prokurorisë së Tiranës thuhet se nga të dhënat e marra nga sistemi informatik tatimor ka rezultuar se 17 subjekte juridike të lidhur mes tyre, ku një grup personash shfaqet në pozicione të ndryshme, administrator, drejtor ekzekutiv, drejtor shitjes, ekonomist, faturist dhe shitjes karburanti, mes tyre dhe personi nën hetim Aurel Preni, sikundër dhe shtetasit Fiqiri Hoxha dhe Fabian Goçi, ku këta të fundit, si përfaqësues ligjor të shoqërisë “AKP Petroleum” apo si person fizik, mbas evidentimit dhe kërkimit të borxhit tatimor ndaj Shoqërisë “Fullpet”, kanë realizuar transaksione me Aurel Prenin, si përfaqësues ligjor të kësaj shoqërie, duke përfituar nga kjo shoqëri pasuri asete dhe para, ndërsa ajo rezulton të kishte fshehur të ardhurat që i nënshtrohen tatimeve, si dhe të mos kishte paguar në afat detyrimet tatimore me gjithë mundësinë e pagimit të tyre.
Një pjesë e këtyre persona, mes tyre dhe Fabian Goçin, u morën të pandehur nga prokuroria dhe dosja u dërgua në gjykatë me 6 të pandehur Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë, Ibrahim Aktoz, Ekrem Oztemel, Fabian Goci, Aurel Preni dhe Fiqiri Hoxha. Prokuroria e Tiranës, kërkoi dënimin e Goçit, me 8 vite burgim për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave”, ndërsa treshja gjykuese e kryesuar nga Fatos Qato, urdhëroi pushimin e akuzës për bashkëshortin e Ina Zhupës. Njëherësh vendosi që t’i shuhet masa e “arrestit në shtëpi” Fabian Goccit. Çështja u pushua dhe për Androkli Kokthin, ish-drejtorin e Tatimeve në Tiranë, ndërsa u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim turku, Ibrahim Aktoz, me 4 vjet burgim u dënua turku tjetër, Ekrem Ostemel, me 6 muaj burgim u dënua biznesmeni Aurel Preni, miku i Fabian Goçit, me 6 muaj burgim u dënua Fiqiri Hoxha, ortaku në kompaninë “AKP Petroleum” sot firma “A&T”, ku pronar është Fabian Goçi. Çuditërisht gjykata e Tiranës, gjeti fajtor ortakun në biznes të Goçit, Fiqiri Hoxhën, por vetë Goçin burrin e Ina Zhupëss, “habitshëm” nuk u gjetën prova që të vërtetonin akuzën e “Fshehjes së të ardhurave”. Në këtë çështje të vetmit, që shpëtuan nga dënimi i drejtësisë ishin dy njerëzit militantë dhe financues të Partisë Demokratike, Androkli Kokthi dhe burri i Ina Zhupës, Fabian Goçi. Sot Goçi, kryen biznes i qetë mes një zyre luksi që disponon në “Sky Toëer”. Ndërsa gruaja e tij Ina Zhupa, është kthyer në zëdhënësen e Partisë Demokratike, duke aspiruar që në zgjedhjet e ardhshme të jetë kandidate potenciale në listën e deputetëve të PD për zgjedhjet parlamentare.

QARKU LEZHË
37. Mark Marku
Shkruante analiza për llogari të SHIK dhe i vizitonte shpesh zyrat e tyre. Me mbështetje të Gazidedes bëhet pedagog në katedrën e gazetarisë në 1994. Deklaron se ka në harkun e një viti ka kryer dy specializime në Francë, njërin prej të cilëve e quan master. Por në fakt ajo është thjesht një dëshmi si asistent kërkimesh. Pushohet nga puna si pedagog pasi nuk paraqiti dokumentin e masterit por ndërhyn përsëri Gazidede. Jep lëndën e estetikës muzikore në Akademinë e Arteve edhe pse nuk ka asnjë kualifikim në këtë fushë. Mark Marku bëhet kryeredaktori i gazetës ‘Monarkia’ në 1997, gazetë që bëri thirrje për marrje të pushtetit me dhunë nga monarkistët duke ndikuar në atë që u quajt grusht shteti i 3 korrikut 1997. Në vitin 2005 Marku iu afrua PD-së dhe donte me çdo kusht që të bëhej komisioner i PD në komisionet zgjedhore. Përfundoi si anëtar komisioni i kandidatit për deputet të PD, Sokol Olldashi, në një katund të Shijakut. Marku filloi të bëhet avokat i PD në media dhe në zgjedhjet e vitit 2009 u bë deputet i PD në Qarkun e Lezhës.

QARKU DURRËS

38. Edi Paloka

Sipas dyshimeve, Deputeti Edi Paloka dhe Flamur Hoxha kanë ndihmuar në pastrimin e 5.5 milionë eurove. Pasuria nga 2003/ Edi Paloka dhuratë 40 mln lekë, shtëpi, toka e makina

39. Agron Duka

Ish-Ministri i Bujqësisë dhe një biznesmen i madh, i përfolur për lidhje kriminale dhe afera korruptive.

40. Igli Cara
Ish deputeti Igli Cara gjithashtu milioner ka qënë praktikisht administrator i Durrësit gjatë qeverisjes së PD-së dhe ka përfituar nga porti tek tatimet e doganat e Durrësit.