Kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të programit të ARSIMIT ka deklaruar se gjyha angleze do të mësohet që në klasë të parë. Ndërkaq ka bërë me dije se do të çelin program të arteve dhe zejeve.

“Në planin tonë do rrisim pagat e mësuesve me 40%. Anglishtja do të mësohet që në klasë të parë Hapim pogramin kombëtar të kodimit për fëmijët 12-18 vjeç. Fëmijëve do u jepen njohuri për ndërveprimet brenda saj. Qendra e parë është kjo e Tiranës qendrat e tjera do të ngrihen në Kukës, Shkodër Dibër. Çelim program komnbëtar të arteve dhe zejeve. Për të ushtruar mendjen dhe duart.

Deri në 2025 të gjithë drejtuesiyt e shkollave do liçensohen për të drejtuar një qendër komunitare ku mësimi aktivitetet kulturore komuniteti janë bashkë. Mandati i 3 do të sjellëfundin e mësimit me 2 turne për shkak të mungesës së klasave”, tha Rama.

Pikat kryesore të programit të PS për Arsimin:

• pagat e arsimtarëve do të rriten me 40%.

• Gjuha angleze do të nisë të mësohet në të gjithë shkollat e vendit që nga klasa e parë.

• Program Kombëtar për kodimin dhe artet & zejet për fëmijët 12-18 vjeç.

• Zero shkolla me dy turne deri në 2025.

• Do të ngremë kampusin e ri universitar, në një truall prej 28 mijë metrash katror; do të përfundojë kampusi i Universitetit Bujqësor, Akademisë së Arteve dhe Akademisë së Sigurisë.Lexo.al

Pika kyçe – Programi për Arsimin

Pagat e arsimtarëve do të rriten me 40%

Është rikthyer dinjiteti i pozicionit të mësuesit, përmes rritjes së pagës me 32%. E njejta ka ndodhur edhe me doktorin, infermierin, policin, punonjesin e administrates. Megjithatë, në mandatin e ardhshëm pagat e arsimtarit do të njohin rritje te metejshme, ne fakt rritjen më të madhe ndonjëherë, me 40%.

Gjuha angleze do të nisë të mësohet në të gjithë shkollat e vendit që nga klasa e parë

Mësimi i gjuhës angleze është një domosdoshmëri, për të cilën shumë prindër paguajnë kurse private që fëmijët e tyre të mësojnë përpara seç është parashikuar në programin aktual. Gjatë këtij mandati vëmendja e qeverisë ka qenë në forcimin e kurrikulave, kapaciteteve dhe cilësisë së mësimdhënies në anglisht, duke arritur në kushtet kur gjatë mandatit të ardhshëm do të bëhet e mundur fillimi i mësimit të anglishtes që nga klasa e parë.

Program Kombëtar për programim (coding) dhe artet & zejet për fëmijët 12-18 vjeç

Do të nisë të zbatohet Programi Kombëtar i mësimit tëprogramimit (coding) për fëmijët 12-18 vjeç. Nën modelin e parë të TUMO Tiranës, do të çelen qendra të specializuara të kodimit në të gjithë qytetet kryesore të Shqipërisë.

Gjithashtu, do të ketë një Program Kombëtar për Artet dhe Zejet, i cili do të jetë opsional për të gjithë nxënësit e tërhequr nga arti. Njëkohësisht, do të vazhdojë të përforcohet modeli i edukimit fizik dhe klasave sportive, një model i nisur me sukses si pjesë e vizionit të shkollës komunitare që në vitin 2013.

Zero shkolla me dy turne deri në 2025

Rikonstruksioni dhe ndërtimi i 263 shkollave gjatë këtyre viteve, rindërtimi i 160 të tjerave si pjesë e programit të Rindërtimit nga tërmeti, si dhe projekti për ndërtimin e shkollave të reja dhe ndërhyrjen në pjesën e mbetur, do të bëjë që brenda 2025-s historia e shkollave me dy turne, për shkak të mbingarkesës apo mungesës së kapaciteteve të jetë një histori që do t’i përkasë të shkuarës.

Përfundojmë 4 Kampuse Universitare

Do të ngremë kampusin e ri universitar, në një truall prej 28 mijë metrash katror
Kampusi i ri universitar, një qytezë universitare moderne e shtrirë në një truall prej 28 mijë metrash katror do të jetë investimi më i madh në tre dekada në fushën e arsimit. Ky është një projekt që është vonuar për shkak të tërmetit dhe Covid-19, por gjatë mandatit të ardhshëm ai do të jetë një projekt i përfunduar, duke i dhënë Shqipërisë një prej kampuseve më moderne universitare në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kampusi i UBT, Akademive të Arteve dhe Sigurisë
Pas rehabilitimit të konvikteve, një program që po zbatohet me sukses si pjesë e Paktit të Studentëve në të gjithë vendin, gjatë mandatit të ardhshëm do të vijojë investimi masiv për rritjen e cilësisë së mësimit tonë të lartë. Përveç fondit të përvitshëm prej 10 milionë eurosh për zgjerimin e bashkëpunimit përmes programeve të përbashkëta të universiteve shqiptare me ato europiane, do të rritet edhe më tej financimi në rehabilitimin e infrastrukturës universitare. Kampusi i ri është projekti më i madh, por njëkohësisht do të përfundojë projekti madhor për Akademinë e re të Arteve, kampusi i Universitetit Bujqësor së bashku me fermat didaktike dhe kampusi i Akademisë së re të Sigurisë.