Agjencia për Zhvillim Bujqësor Rural (AZHBR) bën të ditur se, nga të dyja thirrjet e para të programit IPARD II, janë kryer pagesa për 176 persona, nga të cilët 92 pagesa të plota dhe 84 parapagesa. Ndërkohë, gjatë vitit 2020 nga fondet e Bashkimit Europian në bashkëfinancim me qeverinë nën programin IPARD u tërhoqën 1.3 miliard lekë

Objektivat në zbatimin e Programit IPARD janë zbatimi i politikave të integrimit evropian dhe programeve të zhvillimit bujqësor dhe rural me qëllim arritjen e objektivave strategjikë kombëtare për arritjen e standardeve evropiane në mbështetje të fermerëve dhe ndërmarrjeve agropërpunuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi për bujqësinë dhe zhvillimin rural. AZHBR ndjek dhe zbaton me përputhshmëri standardet teknike kombëtare dhe të BE-se në lidhje me ekzekutimin e pagesave IPARD.

Gjatë vitit 2020, AZHBR ka lidhur 185 kontrata (thirrja 1 janë 61 kontrata dhe thirrja 2 janë 124 kontrata), të cilat janë regjistruar në përputhje me Manualin e Procedurave.