Kandidati për deputet i PS-së në Kavajë, Etien Xhafaj e ka parë si të gabuar taktikën e zgjedhur të kryedemokratit Lulzim Basha në këtë fushatë elektorale, sipas së cilit po vë në rrezik shëndetin e qytetarët. Ndalur këtu, te mitingu i ditës së djeshme të Bashës, Xhafaj tha se aty nuk ka fare entuziazëm. “Zoti Basha ka zgjedhur rrugën e gabuar që të mos kujdeset për sigurinë e njerëzve që e mblodhën në Kavajë dhe të gjithë e panë që ishte një grup i vogël njerëzish pa pikë entuziazmi, e para duhet të jetë sigurua. Ne do të bëjmë takime më të vogla, ato nuk janë shumë në terren, i rrezikojnë qytetarët dhe thyer rregullat. Nuk e besoj që ishte një mbështetje e qartë, pashë një grup të vogël mbështetësish, fryma e ndryshim që pretendon Basha, nuk është”, tha Xhafaj .

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri”, në Report Tv, Xhafaj tha se pika e fortë e PS-së në këtë garë është ekipi. “Ne na bën të sigurt forca e ekipit, që zhvillon takime paralele, duke qenë se nuk takojmë njerëzit jemi shpërndarë që të shkojmë në të gjitha zonat, kjo ka për të qenë arsyeja për strategjinë fituese, kemi një ekip shumë të mirë që kemi gati 5 muaj që po punojmë bashkë, kemi edhe forcën e listës së PS që ka treguar që na ka vënë të gjithëve në diskutim dhe do sillemi sikur jemi të gjithë të rrezikuar”, tha ai.

Kandidatët që ka përballë në qarkun e Tiranës, Xhafaj thotë se nuk ka asgjë tjetër veçse një riciklim të listës së zgjedhjeve të kaluara. “Kandidatët janë të humbur, c’mund të thuash më kur rikthehet e njëjta listë nga 2013, thjesht kanë humbur disa kuaj beteje, PD ka problemin e thyerjes nga 144 themeluesit e tyre kanë mbetur vetëm 1, ata nuk përfaqësojnë ndryshimit, është një listë e menduar gabim, premtoi gjithçka që nuk ka asnjë lidhje me realitetin, mendoj se kjo është mënyra e gabuar. Besoj se të gjithë qytetarët e ka parë dhe gjykuar”, tha Xhafaj .