Nga Mero Baze/

Episodi i shoferit në Mamurras, që pasi përplasi veturën kërkoi Ilir Metën në vendngjarje që të zbonte policinë, ngjan paksa qesharak, por episodi i sotëm në Elbasan nuk është më për të qeshur. Përpjekja për të injektuar dhu nën si mjet politik në fushatë, është sot vepër e Presidentit anormal të Republikës, i cili me sa duket kërkon që sëmundjen e tij, t’ia transmetojë dhe shoqërisë shqiptare.

Përpjekja e sotme në Elbasan, ku disa militantë të verbuar me flamuj të PD, shkojnë të prishin takimin e kryeministrit, në një festë popullore, është dhu në e qëllimshme politike.

Të njëjtën gjë tentuan edhe dje në Tiranë, ndërsa Edi Rama shkoi tek nisja e vaksinimit të mësuesve në një shkollë, çka tregon, se Partia Demokratike ka vendosur të ketë provokimin politik për dhu në, si identitet të fushatës.

Tani për një moment, të mendosh që dhe Partia Socialiste të ngrejë një grup guerril, që kudo ku shkon Lulzim Basha dhe Ilir Meta të dalin të provokojnë dhe ta fusim Shqipërinë në një përleshje fizike.

Prej vitit 1992, Shqipëria e ka shmangur konfrontimin fizik në fushatë, përjashto vitin 1997, ku përgjithësisht Berisha përballej me banda të ngjashme si këto të PD-së tani.

Kjo frymë është qartazi një frymëzim nga aktet banditeske të Ilir Metës dhe thirrjet e tij për linçim të kundërshtarit.

Të biem dakord, kjo nuk është se shkakton frikë apo mërzi te pala tjetër, por i krijojnë shoqërisë një problem të rëndë moral, që në vitin 2021 të futet një fushatë elektrale në spiralen e dhu nës për shkak të një të çmenduri.

Ajo që ndodhi në Elbasan ishte episod i shkurtër që u mbyll shpejt nga prezenca e policisë, por larg kamerave dhe larg vëmendjes së publikut, mund të frymëzohen plot të çmendur të tjerë të bëjnë gjëra të ngjashme.

Edhe pse bën si i fortë ngaqë është President dhe mban pesë badigardë me vete, Ilir Meta nuk është as trim, as i fortë, dhe as i aftë të përballojë një përgjigje ndaj valës së dhu nës që ai tenton të nxisë.

Ai është fillimisht i humburi moral i kësaj strategjie, por mund të jetë dhe i humburi i madh politik dhe fizik, nëse mendon se Edi Ramën nuk e mund dot me vota, por do ta mundë me dhu në.

Lulzim Basha dhe Edi Rama duhet të bëjnë një pakt moral për të shmangur provokimet në fushatë, pakt që ka funksionuar këto 30 vjet në Shqipëri, ku partitë i hapin rrugë njëra- tjetrës, për orare mitingjesh dhe takimesh dhe nuk i shkojnë kundërshtarit tek dera ta provokojnë.

Nëse Lulzim Basha nuk ka fuqi ta ndalë dhu nën e nxitur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, do të ketë të vështirë të duket, edhe dhu nues, edhe viktimë e dhu nës.

Së paku Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë kurajon të shfaqen si dhu nues në këtë fushatë dhe po mburren me këtë gjë.

Lulzim Basha si vartës i tyre, nuk mund të jetë dakord, edhe me ata që nxisin dhu nën, edhe me ata që mburren se i kanë të fortë banditët, dhe pak më vonë të ankohet se e kanë rrahur bandat.

Ai duhet ta ndajë mendjen ose të jetë me Ilir Metën dhe Berishën si dhu nues, ose me viktimat e dhu nës. Po më mirë larg të dyve.