Beteja e madhe në luftën me pandeminë është edhe mosbesimi i krijuar te vaksinat anticovid. Shkencëtarët janë në kontroll të vazhdueshëm për të siguruar që ato do të vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje të lartë edhe pas shfaqjes së varianteve të reja të Sars-Cov-2. Por si mund ta dimë që një vaksinë është e sigurtë? Ja disa nga fazat që kalon një vaksinë derisa aprovohet.

Provat e sigurisë fillojnë në laborator, me teste dhe kërkime mbi qelizat dhe kafshët, përpara se të kalojmë në studimet njerëzore. Provat kalojnë nga një fazë në tjetrën nëse në të parën nuk shfaqin shqetësime. Për sa kohë që të dhënat e sigurisë nga laboratorët janë pozitive, trajtimi është efektiv. Pas aprovimit në laborator, efektiviteti i vaksinës kontrollohet te njerëzit përmes testeve te një numër i madh vullnetarësh. Për shembull vaksina Pfizer -BioNTech e para që u miratua në Mbretërinë e Bashkuar, u testua te 40 mijë njerëz. Provat për vaksinat anticovid, kanë ndodhur me shpejtësi marramendëse por asnjë hap nuk është neglizhuar.

Pse duhet të jemi të sigurt për vaksinat? Ja fazat që

Vaksina e Oxford-AstraZeneca u aprovua më vonë. Kjo sepse një nga vullnetarët që mori vaksinën vdiq. Por më vonë u zbulua se shkaku i kësaj ngjarjeje nuk kishte lidhje me vaksinën. Një metodë e ngjashme e miratimit të shpejtë përdoret tashmë edhe për vaksinat e gripit të cilat janë vjetore. Siguria është kryesorja thotë MHRA, e cila miraton ilaçet në MB. Prodhuesit do të duhet të tregojnë prova të forta se vaksinat shkaktojnë antitrupa mbrojtës në gjak.

A ka vaksina efekte anësore?

Vaksinat nuk shfaqin sëmundje të tjera. Ato mësojnë sistemin imunitar të trupit për të njohur dhe luftuar infeksionin nga i cili janë krijuar për t’u mbrojtur.

Çfarë ka në vaksinat Covid?

Pse duhet të jemi të sigurt për vaksinat? Ja fazat që

Vaksina e Pfizer-BioNTech (dhe Moderna) përdor copa të kodit gjenetik për të shkaktuar një përgjigje imune dhe quhet vaksinë mARN. Nuk ndryshon qelizat njerëzore, por thjesht i paraqet trupit udhëzime për të ndërtuar imunitetin ndaj Covid. Vaksina Oxford-AstraZeneca përdor një virus të parrezikshëm të ndryshuar për të krijuar imunitet. Vaksinat ndonjëherë përmbajnë edhe përbërës të tjerë si alumini, që e bëjnë vaksinën të qëndrueshme ose më efektive./L.F-dritare.net