Nga Artur Ajazi/ Qytetin e dijes, arsimit, shkencës, artit,sportit, qytetin që përkundi Xhuvanët, Budat, Popat, Delianat, Nosët, Papajanët, qyteti Kristoforidhit, dhe Aqif Pashës, qyteti i Demir Hyskës, vëllezërve Zena dhe një armate artistësh që kanë kontribute të çmuara, po tentohet të bëhet “pis”. Pothuajse në çdo fushatë elektorale,(së fundi edhe në ditë festive)segmente të dukshme dhe të padukshme, kërkojnë të ndezin në atë qytet,(ku ndjehet kultura, edukata, respekti, dhe qytetaria) përplasjet politike. Kërkojnë ta shohin atë qytet në kaos, të trazuar, në grindje mes qytetarëve dhe palëve politike. Asnjëherë Elbasani, nuk ka reflektuar mërira, mungesë respekti dhe edukate, asnjëherë nuk ka përkrahur antiqytetarinë, dhe i ka kthyer kurrizin çdo lideri apo politike destruktive.
Ngjarja e fundit, apo dhe emisionet e stisura me tema të tilla si “nisin përplasjet në Elbasan”, “krimi mbulon Elbasanin”, apo “Ç’po ndodh me bandat e Elbasanit”, janë idiotësi me prapavijë të ndyrë politike. Prej vitesh, ai qytet po “ndotet”, po mbulohet nga mendimi se “po kthehet si Siçilia”. Më tepër se dashakeqësi, kjo është idiotësi. Vetëm një mëndje e sëmurë, mund ta shprehë dhe besojë atë gjë. Kurrë (qysh pas vitit të zi 1997) Elbasani nuk ka qenë “streha e ba ndave”, kurrë Elbasani nuk ka qenë vendi i “krimit”, kurrë Elbasani nuk ka qenë dhe nuk është nën “pushtetin” e k ri mit. Dikush përpiqet me ngulm ta shinjestrojë atë qytet, ti përdhosë figurën, emrin, historinë, emrat e nderuar, përkatësinë dhe identitetin atyre qytetarëve, që e kanë genetike kulturën dhe qytetarinë. Dikush po përpiqet (pas çdo ngjarje të zakonshme) ti hedhë baltë atij qyteti. Dhe padyshim politika destruktive, mbetet promotore e këtyre zhvillimeve keqdashëse.
Nuk ka se si të mungojnë emisionet me tema bllofe, apo dhe “analistët e kri mit”, të cilët e bëjnë drama tike situatën, duke dashur ti ringjallin banorëve gogolin e padukshëm. Elbasani është si çdo qytet i vendit, me shtresëzime shoqërore, ku padyshim nuk mungojnë edhe elementët negativë, apo dhe ngjarjet kri minale. Por kjo nuk është arsyeja e vetme, të nxish imazhin e qytetit të dijes, djepit të arsimit dhe kulturës. Të hapësh edicionin e lajmeve dhe emisionin e mbrëmjes me “bujën e krimeve dhe bandave në Elbasan”, është poshtërsisht e paramenduar, dhe një shërbim motivues që i bëhet botës së krimit. Elbasani është qyteti më i qetë ndër qendrat urbane të vendit. Mjafton tu referohesh statistikave të Policisë së Shtetit, për tu bindur se ngjarjet kriminale kanë pësuar ulje të ndjeshme vitet e fundit. Të kapur fort pas një fraze pa kuptim të dedikuar për Elbasanin, bërë nga Kryeprokurori Republikës zoti Çela gjatë një deklarate shtypi, “analistët” e papunë të krimit, nxituan të tjerrin fijet e mendimit të tyre dashakeqës, duke krijuar indinjatë tek banorët e atij qyteti. Pothuajse çdo arrestim rutinë nga policia po kthehet në temë e rëndomtë bisede në studiot televizive, duke dashur të errësojnë jo vetëm kontributin e institucioneve dhe strukturave ligjzbatuese, por edhe të bëjnë “pis” Elbasanin.
Duket sikur dikush ka marrë përsipër ta nxijë emrin dhe vlerat e atij qyteti pas çdo aksioni policor, pas çdo investimi që bën qeveria, dhe kryesisht para çdo palë zgjedhjeve. Kjo ka ndodhur edhe në pragzgjedhjet e kaluara vendore, kjo po ndodh edhe tani. Ndërkohë që ai qytet po përjeton prej 8 vitesh, furinë e investimeve, ndërkohë që shumë projekte po finalizohen edhe në ditët e fushatës, dikush nga frëngjia e politikës destruktive, “hedh gurin dhe fsheh dorën” për të ndotur gjithçka të pastër në Elbasan. Misioni i politikës destruktive, ka pjesë të saj “analistët” e borderove, të cilët nuk ngurrojnë të krijojnë panik tek qytetarët me “scoope”, shpesh duke bërë edhe prokurorin, duke sabotuar punën e drejtësisë, apo dhe duke kryer një vepër të pastër p enale. Larg duart nga Elbasani, larg duart nga qyteti luleve, i Ditës së Verës, i Normales, i artit skenik, muzikës dhe qytetarisë, sepse nuk e bëni dot “pis” me recitime dhe referime boshe…