Pas anullimit të ‘Eurovision 2020’ për shkak të masave të koronavirusit, festa më e madhe muzikore në Evropë këtë vit do të mbahet nga 18 deri në 22 maj në Roterdam të Holandës. Mes 39 vendeve pjesëmarrëse në ‘Eurovision’, Shqipëria do të përfaqësohet nga Anxhela Perristeri me këngën ‘Karma’ e shkruar nga Olti Curri dhe me muzikë të Kledi Bahitit.
Nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj. Anxhela Peristeri do të performojë në natën e dytë të gjysmëfinales dhe renditet në vendin e 11.
Organizatorët e festivalit kanë paraqitur 4 skenarë të mundshëm për të siguruar që ‘Eurovision 2021’ realizohet pavarësisht pandemisë COVID-19. Skenarët variojnë nga një Eurovizion “biznes si zakonisht”, me një audiencë të plotë të arenës, në një shfaqje të arenës e distancuar nga shoqëria, në disa shfaqje në distancë, në shfaqje të plota në distancë. Në ditët në vijim organizatorët e festivalit do të konfirmojnë se cili skenar do të vihet në zbatim.