Në janar të vitit 2020, ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë. Partnerja e tij italiane, Monica, solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Enkeleida. Familja e tyre është ndër familjet më të këndshme dhe hera-herës kapiteni legjendar i Kombëtares ndan momente të bukura, shpesh edhe funny.

Mirëpo, sot vëmendjen e ka marrë një foto shumë e ëmbël e Lorikut me të bijën, me të cilën duket tepër i lidhur. Enkeleida, tashmë 1 vjeç, është rritur goxha shumë nga hera e fundit që e kemi parë. Këto ditë, Loriku ka udhëtuar drejt Dubait për disa pushime me familjen dhe poza me të bijën na i shkriu zemrat. Loriku, një baba se ksi dhe Enkeleida, një zonjushë e vogël që ka pozuar në det krah të atit, fotoja që s’duhet humbur sot për asnjë arsye!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana)