Mijëra qytetarë aziatiko-amerikanë dolën në rrugë për të protestuar kundër racizmit ndaj aziatikëve dhe për të nënshkruar një pakt të ri solidariteti. Protesta nisi fillimisht në Queens , New York por edhe në 60 qytete të tjera amerikane.
Për javë të tëra në Shtetet e Bashkuara një lëvizje e re ka filluar në mediat sociale, para vrasjeve në Atlanta javën e kaluar. Lëvizja ” Black & Asian Solidarity ” pjesë e shoqatës ” Stop AAPI Hate ” e themeluar pas shpërthimit të pandemisë dhe rritjes së theksuar të incidenteve të urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve dhe banorëve të Ishujve Paqësorë. Që nga marsi I kaluar në vend janë shënuar 4,000 raporte dhune dhe sulmeve racore ndaj tyre. Nga Big Apple, në Los Angeles, Chicago, Detroit dhe në total 60 qytete të përfshira. Komuniteti më i shënjestruar është ai kinez, ndërsa incidentet kryesisht ndodhin në vende publike, në rrugë, në dyqane ose në parqe. Pas sulmeve me 16 mars si pasojë e të cilave humbën jetën 8 persona, nga të cilët 6 ishin gra me origjinë aziatike, Presidenti Joe Biden tha se urrejtja dhe dhuna shpesh ndesheshin me heshtje, duke theksuar se ka ardhur koha për të vepruar dhe ndryshuar.