Kryeministri Rama i ka bërë një apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të bëjnë regjistrimin në censusin që po zhvillohet në vendin fqinj.
“Deri dje shqiptari trajtohej si qytetar i dytë. Politika e ditës ashtu si kudo dhe si gjithmonë ju ndan edhe juve por ajo asesi nuk duhet kurrë më ta shihni identiten shqiptar si një kauzë mbi të gjitha kauzat. Sot është një nga ato momentet që ju si qytetar të Maqedonisë së Veriut nuk duhet të mungoni në regjistrimin e popullsisë.
Ju e dini më mirë se kushdo se nga numri i shqiptarëv të regjistruar varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar në atë shtet. Nuk ju kërkohet të merrni pushkën dhe të dilni në mal por veç të harxhoni 5 minuta për të klikuar adresën dhe për të shkruar me krenari emrin tuaj dhe gjakun tuaj prej shqiptari”, tha ndër tjera Rama.