Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Kryeministri Rama, gjatë aktivitet “rruga drejt 25 prillit”, “Drejtësia që duam”, ka sulmuar drejtpërdrejtë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar si një politikan të dobët dhe një “kukull” që nuk përbën rrezik në vetvete. Kryeministri Edi Rama gjatë këtij aktiviteti ka folur për Drejtësinë. Ai tha se në 25 prill do të vendoset fati i drejtësisë për një kohë të gjatë, duke iu referuar këtu sulmeve që ka bërë presidenti Ilir Meta në drejtim të kësaj reforme. “Lulzim Basha nuk është rrezik as për demokracinë dhe as për drejtësinë por duke qenë një politika i dobët ai është një kukull.
Ata mund ta mbyllin Lulin në shtëpi me duart e tij. Keni parë një koalicion më qesharak pas zgjedhor nga dy parti që hyjnë vetëm një zgjedhje. Ajo është një strategji për të lidhur Lulin. Kur Ilir Meta thotë se do të udhëheqë opozitën, do të thotë se do të ngrejë barrikadën me PD, LSI dhe KÇK. Lulzim Basha është thjesht administrator. Janë mbledhur bashkë kuçi dhe maçi jo për të përmbysur qeverinë Si mund të identifikohen demokratët e ndershëm, që kanë të gjithë të drejtën e zotit të mos na shohin në sy me një PD që janë mbledhur bashkë ëpr të përmbysur një drejtësi të re. Të gjithë së bashku dhe me atë të cilëve ju kërkojnë mbështetje që siç u bëm pjesë e NATOs të bëhemi pjesë e BE. Kam shumë besim që këto forca drejt Reformës, nuk do taj dalim sepse hallet tuaja nuk mund të kthehen në votë për të zgjidhur hallin e tyre.
Dua t’ju them të gjithë të pakënaqurve se në 25 prill më shumë se për çdo tjetër do të vendoset për fatin e drejtësisë, i cili dukej i shenjuar një herë e mirë deri kur ne ndërmorëm me kurajo rrugë me plot të panjohurat të kësaj reforme. Tek drejtësia, zgjedhja është më e qartë se çdo gjë tjetër, sepse ndarja mesa palëve është më e qartë dhe më e thellë, nuk ka më mirë dhe më keq kur bëjmë krahasimin e palëve. Ose ka shumë mirë, ose shumë keq, nëse ne nuk do ta justifikojmë mandatin e tretë, pas katër vitesh mund ta justifikoni votën tuaj”, u shpreh Kryeministri.