Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e mësuesve në qytetin e Shkodrës.
“Jemi duke vijuar me vaksinimin e mësuesve, në të gjithë vendin janë vaksinuar 4300 mësues ndërkohë që vaksinimi vazhdon. Në total janë mbi 33 mijë doza të kryera të vaksinimit ku janë aplikuar mbi 23 mijë doza në personel shëndetësor, mbi 5 mijë doza tek të moshuarit dhe ashtu siç e thamë 4300 mësues tashmë janë vaksinuar. Procesi edhe këtu po shkon shumë mirë”, tha Manastirliu.

Shefja e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik prof. Silva Bino është shprehur se procesi vaksinimit ka ecur i qetë dhe pa efekte anësore.
“Ne kemi një survejancë të mirë që edhe temperaturën, edhe reaksionet e lehta anësore I evidentojmë, kështu që çdo gjë jemi në kujdes por nuk kemi parë asgjë dhe nuk ka patur asnjë problem në vendin tonë”, deklaroi Bino.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel të vaksinuarve me dozën e parë të vijojnë të tregojnë kundes nga COVID-19 pasi mbrojtja nuk mund te krijohen që në ditet e para.

“Duhet me u ruajtur fazen e parë sa të krijohen antitrupat sepse je i infektueshëm brenda dy javëve sa të dalin antitrupat, pastaj është ok. Me sa shoh këto vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë prap sepse bëhej fjalë për një seri që nuk është kjo ishte një seri tjetër dhe nuk kanë gjetur asnjë lloj lidhje midis vaksinës dhe atyre rasteve që kanë pasur”, deklaroi kryeministri Edi Rama.