Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e mësuesve në qytetin e Shkodrës.
“Jemi duke vijuar me vaksinimin e mësuesve në të gjithë vendin dhe deri tani janë vaksinuar 4300 mësues. Në total, janë mbi 33 mijë doza vaksinimi të kryera, ku janë aplikuar mbi 23 mijë doza tek personeli shëndetësor, mbi 5 mijë doza tek të moshuarit dhe 4300 mësues tashmë janë vaksinuar”, tha Manastirliu.
Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, prof. Silva Bino është shprehur se procesi i vaksinimit ka ecur i qetë dhe pa efekte anësore.
“Ne kemi një survejancë të mirë që edhe temperaturën, edhe reaksionet e lehta anësore i evidentojmë, kështu që jemi duke treguar kujdes, por nuk kemi parë asgjë dhe nuk ka patur asnjë problem në vendin tonë”, deklaroi Bino.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se shumë shpejt do të mbërrijë një sasi e konsiderueshme vaksinash dhe do të nisë vaksinimi masiv, duke u shtrirë edhe në grupmoshën mbi 60 vjeç