Kryeministri Edi Rama është shprehur se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy personat që i tremben më së shumti reformës në Drejtësi, Ai tha se kjo dyshe mbështet nga prokurororë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, dhe të tjerë që janë të korruptuar por që nuk kanë dalë ende para trupës gjykuese.
“Koalicioni opozitar kundër drejtësisë, për t’i nxjerrë nga ajo çadra katër vite më parë u dhanë vende në qeveri e poste duke iu ardhur pas avazit vetëm që të ktheheshin në kuvend për të votuar Vettingut dhe vetëm pastaj të hynin në zgjedhje, ju mund të thoni po mirë, po ja ikën 4 vjet që kur ta dhamë timonin dhe kush dreqi është futur në burg nga ata që ju e dini dhe unë e di. Kush e ka menduar se vota për vetting dhe vetë vettingu do çonin njerëz në burg, duhet ta dijë që vettingu është vetëm hallk e parë, fshesa e drejtësisë, është e vetmja rrugë që duhet vazhduar me këmbëngulje për ta pasur nesër drejtësinë që duhet. Meta dhe Berisha më të frikurit nga drejtësia, mbështetën nga prokurorë e gjyqtarë që janë fshirë nga vettingut dhe ato të korruptuarit deri s t’u vijë fshesa e vettingut, PD-LSI dhe KCK janë tre këmbët e së keqes me dy koka presidencës që kërkonin fatin e reformës në drejtësi. Nëse do votoni për PD-LSi se po votoni për ndryshimin apo se nuk doni që të më votoni mua, do bëni një gabim fatal”, tha Rama.