Kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të ironizojë kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe presidentin Ilir Meta, teksa ka publikuar një video të montuar në Instagramin e tij. Rama ka shkëputur një moment të presidentit gjatë një konferencë për shtyp, ku bashkëngjitur ka shfaqur bashkëshorten e tij Monika, duke kërcyer me blogerin Olti Curri.
Video nis me fjalët e presidentit Meta që thotë: “Përgjigja do të jetë një popull i tërë ndaj ca lëtyrave”. Ndërsa më pas, Shfaqet Kryemadhi dhe Curri duke kërcyer, padyshim në vazhdën e një humori.
“Orë vallëzimi – Mënyra të ndryshme kërcimi nga belaja, Hyrja pa pagesë, fikni celularin”, shkroi kryeministri.