Do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh’, kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar një video nga puna që po bëhet për ndërtimin e godinës së re të Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat. Kreu i qeverisë bën me dije se puna po vijon me ritme të larta, për ndërtimin e godinës.

‘MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon me ritme të larta për ndërtimin e godinës së re të Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat, që do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh, ju uroj një ditë të mbarë!’- shkruan Rama.