Kryeministri Edi Rama ka shkuar te këndi i ri i tenisit në Liqenin e Tiranës së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Rama tha se këndi i ri i tenisit është një tjetër oaz sportiv që u shtohet fëmijëve e të rinjve. Sipas tij ky është një park ku ndjehesh tamam si në çdo qytet të bukur të Europës.

“Liqeni i Tiranës – Tek këndi i ri i tenisit, një tjetër oaz sportiv që u shtohet fëmijëve e të rinjve, në një park ku ndjehesh tamam si në çcdo qytet të bukur të Europës”, shkruan Rama.