Tjetër ndeshje me Los Blancos, tjetër gol me fanellën e bardhe .Sergio Ramos vazhdon të shkruajë historinë me Real Madridin. Kapiteni i Los Blancos realizoi të martën në Champions League kundër Atalantës.
Për Ramosin, ky ishte goli i 15 në Ligën e Kampionëve, ai është njëri prej mbrojtësve me më së shumti gola në këtë garë. Ramos e barazoi Piquen dhe renditet i dyti, menjëherë pas Roberto Carlos, që ka shënuar 16. Kapiteni do të tentojë të barazojë fillimisht e më pas të thyejë këtë rekord në dy ndeshjet e radhës në çerekfinale të Champions League.