Shqipëria është vendi i 5 në botë që ka më shumë gra në poste ministrore, bëhet e ditur në një raport të UN women mbi “Gratë në politikë 2021”. Shqipëria rënditet kështu mes 13 vendeve në botë, ku 50 për qind apo më shumë e ministrave janë gra.

Raporti, i cili bazohet në të dhënat e vitit 2021, tregon se Shqipëria 56,25% të grave në poste ministrore rënditet menjëherë pas shteteve si Suedia me (57.1%), Belgjika (57.1) dhe Austria (57.1). Vendin e parë e mban Nicaragua, një shtet i Amerikë Qendrore me 58.8%.

Sa I përket posteve në parlament Shqipëria rënditet e 54 , me 36 vende nga 122 në total. Sipas publikimit, pavarësisht numrit në rritje të grave që mbajnë poste të larta në politikë, pabarazitë gjinore vijojnë të jenë të përhapura në shumë vende të botës, ku ende shumë pak gra janë në poste drejtuese.

Progresi i grave që mbajnë poste në ministri është ngadalësuar, me vetëm një rritje të vogël nga 21.3% në vitin 2020, në 21.9% në vitin 2021. Megjithatë vlen të theksohet se një pjesë e madhe e shteteve kanë filluar të kenë si lidere drejtuese gratë, duke filluar me Angela Merkel, Jacinda Ardern, Sara Marin apo zgjedhja e Kamala Harris tregon se ndryshimi i historisë është shumëë afër.