Një rast vërtet unik në Spanjë, teksa në klubin e Barcelonës kanë debutuar në të njëjtin sezon vëlla e motër. Fillimisht ishte Oscar Mingueza, i cili debutoi më 29 nëntor të vitit të shkuar me fanellën e Barcelonës.
Pas vëllait 21-vjeçar, ditën e sotme me Barçën ka debutuar edhe Ariadna Mingueza, që u aktivizua në fitoren e ekipit të femrave 0-3 ndaj Santa Teresa. Ariadna është vetëm 17 vjeç dhe është futur në lojë në minutën e 81-të.Ky është një rast vërtet unik, pasi është e rrallë që të shohësh edhe vëllain edhe motrën të luajnë futboll në nivele të larta dhe me një klub si Barcelona.