Reshjet e shiut dhe dëborës kanë përfshirë veriun e vendit këtë të mërkurë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të dëborës në disa zona.

Në një postim në ‘Facebook’, ARRSH thekson se bora që ka rënë në qytetin e kukësit, Tropojë, Kuben Vasije, në Qafë Mali Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kalimash, deri më tani nuk ka sjellë asnjë problem në qarkullimin e automjeteve.

“Reshje bore në Veri ? ?Në Kukës, në Tropojë, në Kuben Vasije, në Qafë Mali Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kalimash që në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore. ?Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe punëtorë ? janë në terren për të mbajtur hapur të gjitha akset me prezencë bore ❄️
Qarkullimi vazhdon normalisht ? #UdhëtoniMeKujdes”, shkruan ARRSH.