Sipas njoftimit nga agjencia britanike “Reuters”, të dhënat e një studimi brazilian te realizuar se fundi arrijne ne konkluzionin se vaksina kineze Sinovac është efektive kundër versioni të ri të koronavirusit P1 që u zbulua në Brazil.

Studiuesit testuan gjakun e personave të vaksinuar dhe zbuluan se vakisna Sinovac ishte efektive kundër virusit P1.

Brazili ka nisur vaksinimin në mbarë vendin. Mbërritja e vaksinës kineze ka ofruar shpresë të madhe në luftën vendore kundër COVID-19 pasi ajo është vaksina kryesore e përdorur në Brazil. Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka deklaruar më parë se vaksina Sinovac është efektive kundër mutacionit të koronavirusit të ri. Ky variant mban në vetvete mutacionet që u zbuluan për herë të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut